“Parkimi i fundit”, në pranga 3 trafikantë klandestinësh
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një grup trafikantësh që kalonin klandestinë në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë. Pas operacionit të koduar “Parkimi i fundit” janë arrestuar, Marjana Nako, Lame Dhandili dhe Artur Stroka.
GJIROKASTER- Një grup trafikantësh që kalonin në mënyrë të paligjshme klandestine, janë vënë në pranga pas operacionit të koduar “Parkimi i fundit” në Gjirokastër.
Marjana Nako 33 vjec, Lame Dhandili 48 vjec dhe Artur Stroka 36 vjec janë arrestuar nga blutë e Gjirokastrës, pasi kalonin në mënyrë të paligjshme një numër të madh klandestinësh, drejt tokës Helene, përmes dy pikave kufitare “Tre Urat” dhe “Kakavijë” kundrejt shumave 1800 deri në 2000 Euro për person.
Ky grup drejtohej nga Marjana Nako, me banim në qytetin e Përmetit dhe klandestinët rekrutoheshin nga lidhjet e saj në rrethet, Dibër , Durrës, Berat, Fier dhe Lushnjë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 300 Euro, 2 automjete, konkretisht automjeti tip Kia, me targa të huaja “MYH 12 44” në pronësi të Marjana Nakos , dhe automjeti tip Audi me targë “GJ 91 35 A” në pronësi të Lame Dhandilit, si dhe 6 telefona celularë.
Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest ne burg për të tre personat e arrestuar. (e.n/News24/BalkanWeb)