Rruga e fshatit Mallkuç kthehet në torturë për banorët
Rruga që lidh Mallkuçin me Krujën dhe Fushë Krujën, është kthyer në një problem kryesor për banorët të cilët nuk arrijnë të çojnë dot në spital të afërmit e sëmurë. Mjetet zhyten në baltë, pasi në rrugë nuk është hedhur çakull e gurë.
KRUJE- Banorët e fshatit Mallkuç në rrethin e Krujës ballafaqohen çdo ditë me vështirësi tepër të mëdha me lëvizjen e tyre drejt qendrës së komunës, qytetit të Krujës apo të Fsuhë Krujës. Rruga që lidh fshatin me qendra të tjera paraqitet në gjendje mjaft të mjerueshme edhe pse 8 muaj më parë atje nisën të kryeheshin punime për rehabilitimin e saj.
Në rrugë nuk është hedhur çakull i pastër por rreth 30 për qind gurë dhe 70 për qind baltë duke e bërë rrugën përveçse jo funksionale por edhe torturuese. Mjetët e kanë të vështirë të lëvizin nëse duhet të çojnë me urgjencë në spitalë të sëmurë. Rasti i fundit e cila është mundur të filmohet edhe nga kamera e televizonit “News24” është e një të reje shtatzanë e cila ishte nisur për në spitalin e Krujës për të lindur por mjeti me të cili udhëtonte mbeti i bllokuar prej 5 orësh në baltë.
Banorët ankohen për këtë situatë ndërsa denoncojnë abuzimet skandaloze me fondet e rrugës. Përgjegjësi për një rrugë të tillë mbajnë si firma ndërtuese ashtu edhe drejtuesit e komunës së Bukqit në rrethin e Krujës të cilët kanë marrë rrugën në dorëzim. (a.r/news24/balkanweb)