E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në Dardhë të Librazhdit

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Prej gjashtë ditësh, zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Dardhë në Librazhd vijon të mbetet aktiv.

Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Librazhd, Partizan Ballolli tha sot për ATSH-në se “po vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që në terren ndodhen 12 forca zjarrfikëse dhe 3 nga pyjet. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar një sipërfaqe prej 6 ha”.

“Forcat zjarrfikëse po hasin vështirësi për shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të thyer malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta”, tha Ballolli.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Librazhdit, të mbështetura nga strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

1 nga 5

/k.s/j.p/r.e/a.f

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›