E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Malmstrom: Kosova e gatshme për dialog

BRUKSEL - Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar, në një takim të mbyllur në Bruksel, se Kosova ka përmbushur kushtin për riintegrim të personave të riatdhesuar, prandaj Komisioni Europian do të fillojë dialogun për viza nga mesi i janarit.

Në një dokument që ka dalë bazuar në diskutimet në këtë takim në Bruksel, thuhet se Sllovakia ka kërkuar nga Malmstrom që të raportojë lidhur me çështjen e dialogut për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Meqenëse është arritur progres thelbësor në këtë çështje, Komisioni Europian njoftoi se dialogu për vizat me Kosovën do të fillojë së shpejti”, thuhet në dokumentin e hartuar nga Këshilli Europian.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›