Bashkia e Fierit, gati padinë për zyrën e aplikimit të kartave që zhduku kompjuterin

Kërkohet informacion për të dhënat e rreth 3000 aplikantëve
Me arrogancë dhe papërgjegjshmëri janë paraqitur përfaqësuesit e zyrës së aplikimeve për kartat e identitetit në qytetin e Fierit. Këta të fundit nuk kanë pranuar të japin asnjë deklarim zyrtar për rrethanat e zhdukjes së një kompjuteri një ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet qartë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me këtë kompjuter. Gjithsesi, ajo që duhet theksuar është që nga pesë kompjutera të vënë në fillim në dispozicion të procesit, dje kanë punuar vetëm tre. Por përveç kompjuterit të larguar nga këto ambiente, një tjetër kompjuter dje ka pësuar defekt. Ajo çka është paraqitur si pasojë e këtyre zhvillimeve, fare të pakëndshme, ka qenë një kaos total dhe një fluks i qytetarëve të cilët këto ditë, të joshur edhe nga çmimi prej 200 lekësh kanë vendosur të kryejnë aplikimin. Të interesuar dje pranë këtyre zyrave, gazeta jonë kërkoi shpjegim nga përgjegjësi i operatorëve, Ermir Dashi, por ky i fundit nuk ka pranuar të japë asnjë detaj lidhur me këtë parregullsi dhe problem të krijuar në procesin në fjalë, duke mohuar kështu të drejtën e informimit të publikut, një pjesë e të cilit mund të ketë patur emrat dhe të dhënat në kompjuterin e larguar. Nuk mund të jap asnjë informacion. Më vjen keq. Nuk jam i autorizuar për të dhënë informacione, kemi mundur të dëgjojmë nga operatori Dashi, i cili nuk ka ofruar mundësinë e njohjes në detaje të problemit apo së paku se ku kishte përfunduar njëri prej kompjuterave me të dhënat përkatëse. Ndërkohë, këshilltari i Bashkisë Fier, Myzeljen Hoxha e ka quajtur skandal këtë moment të procesit të kartave në Fier. Prej dy ditësh, komunikimet dhe reagimet kanë qenë të shumta nga ana e bashkisë, por edhe nga Partia Socialiste e Fierit. Edhe ditën e djeshme, këshilltari politik dhe ekonomik i institucionit të bashkisë, Myzeljen Hoxha ka deklaruar se në këto rrethana problemi po bëhet edhe më i mprehtë. Ai ka deklaruar se përveç punës së zvarritur qytetarët po përballen edhe më të tilla probleme siç janë djegiet e të dhënave në kompjuter, largimi i kompjuterit pa të drejtë e shumë të tjera që sipas bashkisë ndikojnë në thellimin e skandalit. Kartat e identitetit janë kthyer në një shqetësim vërtetë të jashtëzakonshëm për qytetarët fierak. Nuk gjejmë asnjë fjalë tjetër, përveçse skandaloze, për të përshkruar këtë gjendje që është krijuar në Fier, në procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik. Edhe pse është kërkuar mbarëvajtja e këtij procesi, skandali thellohet edhe më shumë duke zhdukur një kompjuter me gjithë aksesorët e tij e duke e degdisur diku në Shqipëri, kushedi se ku, është shprehur ai, duke shprehur shqetësimin se nga ana e bashkisë po kërkohet informacion për të dhënat e rreth 3000 aplikantëve, fati i të cilave ende nuk dihet. Duke parë të gjitha këto që bashkia i artikulon kompleks problemesh, përfaqësuesit e saj kanë bërë të ditur se do të shkojë deri në padi të zyrave të aplikimit për letërnjoftimet e reja, nëse prej Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjeve Civile nuk pranohet dhe për më tepër nuk merr zgjidhje skandali me kartat e identitetit në këtë qytet. Këshilltari politik i bashkisë, Myzaljen Hoxhaj është shprehur se afati i reagimit të autorëve të këtij skandali është këto ditë dhe menjëherë pas këtyre ditëve në prokurorinë dhe gjykatën e rrethit do të depozitohet padia. I kemi dërguar përfaqësisë së OSCE-ODHIR-it, Ambasadës amerikane, Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme shqetësimin tonë dhe nëse nuk i jepet zgjidhje në tërësi këtij problemi në procesin e kartave, atëherë padia është zgjidhje, ka përfunduar Hoxha.