Parlamenti i Kosovës s’po e merr vesh punën e RTK-së
Grupe parlamentare të opozitës, debatuan polemika “të ashpëra” dhe patetike (si gjithnjë) lidhur me mundësinë e krijimit të një “komisoni” auditive të Parlamentit për RTK-në. Në stalinizmin demokratik dikush urdhëroi tërheqjen e nënshkrimeve të “minoriteteve” parlamentare. Deputet e opozitës, haptas (jo veç aluduan), por konstatuan (pa argumente bindëse) se Qeveria e Kosovës ka ndikim në këtë institucion publik (RTK), i cili sot është nën “patronatin” informal të Kuvendit të Kosovës. Sa kanë influencë dhe ndikim institucionet e shtetit dhe pushtetit të Kosovës në RTK, shihet nga fakti se në këtë “shtëpi” funksionin Bordi Menaxhues, të cilit i ka skaduar mandate hiç më pak se tri vjet, që do të thotë u ka skaduar mandate i punës edhe udhëheqësve të këtij insitucioni, (sepse bordi i zgjedhë ata) kurse Parlamenti “bënë shehirë” vite të tëra. U muarr vesh më se deputetët e opozitës e “përdorin” Parlamentin e Kosovës për fushata elektorale dhe për prapaskena të luftës për pushtet. Por edhe më keq se këta, deputetët e pozitës në pushtetin aktual, frikohën ose ndalohën ta thonë të vërtetën lidhur me influencat politike që ushtrohën mbi RTK-në, e cila vërtëtë është “servis politik”, por jo i vendorëve. RTK problematike që nga themelimi i saj nga Unmik-u dhe OSBE-ja (dihet cila “zyre” nacionale mbrenda ansamblit “ndërkombëtar” sponzoroi dhe caktoi kriteret dhe fizionominë e punës së RTK-së). Promovimi i shoqërisë civile, hibridit “nacional”. Pse nuk e thonë të vërtetën deputetet e pozitës në pushtet, dhe në këtë mënyrë ta argumentojnë faktin e pakontestueshëm se Qeveria e Kosovës nuk ka ndikim në këtë insitucion informativ, siç nuk kanë ndikim as partite tjera politike të opozitës? Po ta tregonin të vërtetën se kush “ndikon” dhe mengjanon “ndikime” në RTK, atëherë a priori deputet e pozitës do ta demantonin insistimin e opozitës se Qeveria ka “gisht” në RTK. Po pse nuk mbrohën delegatët e pozitës pushtetare? Ata do të mund të mbroheshin shumë leht, vetëm po të kishin guxim (leje nga “mbikqyrësi” i tyre) ta deklaronin të vertetën mbi kush ndikon politikoisht në RTK që ky institucion medial “publike” të prodhojë dhe aranzhojë akulturimin total të Kosovës (bashkë me shtëpitë tjera televizive), faktikisht me të gjitha ato media vizive që janë sponzoruar nga ndërkombëtarët. Le Qeverinë, po as Parlamenti, i cili ligjësisht ka të drejtë të vë kontroll mbi RTK-në, nuk “ka guxim” ta bëjë këtë, e lëre më po mundëka Qeveria. Lidhur me RTK-në, krejt çka mund të “bëjë” Parlamenti i gjorë të cilit ia nënshkruajnë ligjet të tjerët ose ia refuzojnë vendimet si me rastin e Murat Jasharit, është fakti se po ky Parlamentai do të përzgjedhë “bordin e ri” të RTK-së, të cilën fundja më paraë e ka zgjedhur RTK-ja dhe tash ja ka servuar Parlamentit që ta aprovojë “ligjësisht”. Pra Parlamenti përseri do të merr vendime, të cilat më parë i kanë marrë udheheqësit që tri vjet jolegjitim në RTK. Pse atëherë duket thuese Qeveria ka influence në këtë insitucion medial publik për të cilën as nuk guxon të mendojë e lere më ta komisionojë? Sepse RTK-ja nuk largohet kurrë nga kriteri i afirmimit të “udhëzimeve për kapërcimin e detit nacionalist”. Mbi RTK-në gati legalisht ushtron fizionomia e gardave ndërkombëtare të administratës ushtarake policore dhe politike. RTK-ja është pushtet më i fortë se sa pushteti formal i Kosovës, sepse pushtetet janë mandatore, kurse RTK-ja është dinasti politike me mandat të amshueshëm. Njësojë si deputetët e pozitës në pushtet, edhe këta të opozitës, janë hypokritë dhe qyqarë, karieristë dhe kleptomanë, sepse e kanë më leht ta atakojnë njëri tjetrin dhe nuk kanë guxim ta shpallin faktin se RTK-ja iformalisht vazhdon të jetë nën diktatin e fizionomisë së përcaktuar qartë nga sponzorët e saj material dhe politik këtu e 10 vjet më parë. Të kritikohet RTK-ja në mënyrë abstrakte siç bën Parlamenti i Kosovës, do të thotë askush nga të dërguarit e popullit në Parlament, të mos guxojë të bëjë valorizimin e propagandës politike që RTK-ja ka ushtruar gjatë dhjetë vjet të Unmik-ut dhe OSBE-së! Ose duhet patur aso sende që të krititikosh një propagandë, e cila e ka ndërtuar platformën politike të shtetit multietnik, e ka trasuar rrugën deri te Pakoja e Ahtisarit dhe me programet “kulturore” e ka akulturuar dhe cenzuruar kulturën nacionale. Të kritikohet kjo, atëherë i bie të pështysh dhe të të bjerë fytyrës, sepse ajo që ka propaganduar 10 vjet RTK-ja, është zbatuar me miratimin e ligjeve nga vetë Parlamenti. Kështuqë kritika ndaj RTK-së në realitet do të ishte vetëkritikë e parlamentit, pra jo e Qeverisë ose opozitës, por të dyjave bashkë në parlament, ose në ish-Grupin e Unitetit. Prandaj nuk ka komisione, e edhe në se do të ketë, komisionet e shtetit nuk mund të vendosin në një shtet edhe më të fortë se shteti i mbikqyrur nga sponzori i RTK-së
...