Rama: Berisha po plaçkit pasurinë e shqiptarëve
Autori i Lajmit: red.
Lejet e ndërtimit këtë herë janë përdorur nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama si kartë akuzuese ndaj kryeministrit Sali Berisha. Kryesocialisti duke përdorur të njëjtën gjuhë akuzuese pohoi dje se Berisha nëpërmjet Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikës së Shqipërisë po merr vendime korruptive në kundërshtim me zhvillimin ekonomik e social të vendit. “Dje Sali Berisha vijoi shfaqjen e turpshme të abuzimit me pushtetin në KRRT-në e Republikës së Shqipërisë, duke vazhduar të shfaqë, ndoshta më hapur se asnjëherë më parë, karakterin e këtij pushteti që bashkon në mënyrën më të shëmtuar propagandën e shfrenuar, injorancën e vrazhdë dhe batakçillëkun e kudondodhur”, - tha Rama. Për të sqaruar këto vendime ai pohoi se e gjithë Tirana, brenda vijës së saj të verdhë është rreth 3.500 hektarë, ndërkohë që dje KRRT-ja e Republikës ka dhënë në një pikë të vetme të rendit të ditës, një detyrë projektimi për ndërtime në një zonë prej 2750 hektarësh. “Thuajse e gjitha fond toke bujqësore me një sipërfaqe të ndërtuar sa 80% e qytetit të Tiranës, në një territor që përfshin Bashkinë Vorë dhe komunat e Bërxullit e të Prezës. 35 hektarë të tjera kodër e ullishtë, e gjitha fond toke bujqësore, kthehen në ndërtesa 5-7 kate në Fshatin Selitë, duke i shkuar deri në fund masakrës së rëndë që ka brejtur deri tani gjysmën e kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës, megjithë kundërshtinë e vetë Ministrit të Bujqësisë e të Ushqimit”, - pohoi Rama. Ndërkohë që sipas tij, që në fund të vitit të shkuar Berisha mban në sirtar Planin e ri për Tiranën, i cili parasheh edhe perspektivën e zhvillimit të Tiranës metropol përtej kufijve të sotëm të saj. Kreu i selisë rozë pohoi se prej vitesh Berisha bën sikur u qan hallin banorëve të kryeqytetit për mungesë gjelbërimi ndërsa bllokon Planin e ri i cili parashikonte plot 75 hektarë gjelbërim. “Nuk ka mbaruar. Obskurantizmi urbanistik i Sali Berishës dhe oreksi i papërmbajtshëm i oborrit të tij për ta futur tërë pasurinë e përbashkët të shqiptarëve në thesin e vet, ka shpikur dje edhe konceptin e zhvillimit përgjatë rrugës, duke çelur kapitullin e ndërtimeve në një territor prej 234 hektarësh drejt Aeroportit Nënë Tereza. Të gjithë këto janë vetëm një e treta e vendimeve të KRRT-së së djeshme të Republikës dhe janë ato që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të ardhmen e metropolit të Shqipërisë”, - theksoi kreu i selisë rozë. Të gjitha këto vendime që do trajtohen nga PS dhe ditët në vazhdim, Rama i konsideroi si akte të turpshme, të papërgjegjshme dhe më abuzivet në historinë aspak të lavdishme të qeverisjes së këtij vendi. “Por edhe se janë një arsye shumë e fortë për t´i rezistuar fuqishëm këtij klani në pushtet, i cili me mandatet e grabitura të 28 qershorit kërkon të plaçkitë të gjithë pasurinë e përbashkët të vendit tonë dhe ta kthejë përfundimisht Shqipërinë në një skemë të mbyllur ku fiton pushteti pavarësisht si voton qytetari”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009