E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i duket Edvinit si motel – kujton se mund ta frekuentojë me orë

Kreu në detyrë i PS-së po përpunon idenë se mund të paraqitet me kasnecët e vet në parlament për disa minuta e më pas mund të vijojë obstruksionin e bojkotit, por harron se organi ligjvënës nuk është një Motel, ku njeriu u grupi mund të hyjë e të dalë, pa mbajtur asnjë përgjegjësi politikeNdërsa po skadon afati 6-mujor, i djegies së mundshme të mandateve të deputetëve të PS, një “zgjidhje” po qarkullon në radhët e tyre. Sigurisht “zgjidhja”, nuk mund të mos jetë shpresëdhënëse dhe optimiste, për deputetët e PS-së, të cilët të vetmin merak në prag djegien e mundshme të mandateve të tyre, kanë (mos)humbjen e pagave. Dhe duke mos pasur një “zgjidhje” më të mirë, për 6 muajt që po mbyllen dhe që ata nuk kanë mundur të marrin pagat, më “ndryshe” duken 6 muajt e ardhshëm.As më shumë e as më pak, fjala është që, në javën e parë të marsit, deputetët e PS-së, të hyjnë në parlament, të bëjnë betimin, të konstituohen vetë dhe t’i rikthehen bojkotit. Kështu ata do të mundin të regjistrojnë emrat në borderotë e pagave dhe do të paraqiten në zyrat e Kuvendit, vetëm në datat e rrogave. Këtë do e bëjnë për 6 muaj me radhë, deri në prag të përfundimit të 6-mujorit të radhës, kur atyre ju duhet që sërish, formalisht të hyjnë në Kuvend, “së për t’u dukur” dhe në “respekt” të një neni kushtetues, që sanskionon se deputeti që mungon 6 muaj në seancat plenare, humbet mandatin.Ligjërisht, “zgjidhja” që po mendojnë deputetë e PS-së, për hyrje-moshyrje në Parlament, qëndron.Për sa i përket moralit, lë vend për të dëshiruar...... Sepse, një sjellje e tillë e mundshme dhe e pritshme nga ana e deputetëve të PS-së, nuk ka se si të mos ngjajë me sjellje “klientësh” motelesh, që mund të hyjnë të qëndrojnë e të dalin kur të duan në këto “institucione” dhe të përfitojnë “të mirat” e tyre, kundrejt “kalendarit” të caktuar prej atyre vetë, në rastin konkret të ngjashëm, të deputetëve socialistë.E pra, kështu e trajtojnë Kuvendin, deputetët socialistë, si një motel, që mund të hyjnë, të qëndrojë, e të largohen kur të duan thjesht dhe vetëm “të mirave” të tij, që në këtë rast, nuk është asgjë më shumë se një pagë mujore.Një sjellje e tillë e pritshme e deputetëve socialistë, përveçse i barazon ata me sjelljen e klientëve të moteleve, për më tepër zhvlerëson pretendimet e tyre, për “parime” në emër të (mos)hapjes së kutive. E thënë më ndryshe, “lëvizja e tyre bojkotuese në emër të “parimit” të (mos)hapjes të kutive, rezistoi vetëm 6 muaj. Do me thënë, ata ishin të gatshëm të rezistonin vetëm 6 muaj pa paga, në emër të (mos)hapjes së kutive. Pas javës së parë të muajit mars, në qoftë e ata do ti rikthehen bojkotit, pas betimit në parlament, vetëm për “parime” nuk mund të flitet. Nuk mund të flitet, jo pse, po demonstrojnë një model “të ri  bojkoti”, sipas të cilit hyjnë në parlament, vetëm një herë në gjashtë muaj, për të rikonfirmuar ekzistencën e emrave të tyre në borderotë e Parlamentit, por sepse nuk konsiderojnë e vlerësojnë qëllimin e vërtetë, të zgjedhjes së tyre, me votat e 28 qershorit. Duke mos konsideruar e vlerësuar qëllimin e zgjedhjes së tyre, ata nuk konsiderojnë dhe vlerësojnë, as Parlamentin. Për deputetët e PS-së, me këtë model sjellje të tyre, Parlamenti nuk shihet si një vend ballafaqimi, idesh e alternativash, por si një vend, kur ata janë të detyruar të duken ndonjë herë, për 5 apo 11 minuta, thjesht dhe vetëm për të firmosur në bordero, a thua se po hyjnë në ndonjë motel, përgjatë akseve rrugore nacionale, që të çojnë apo jo në Pezë......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›