Trajtim sipas BE-së për 5 sëmundje
Sëmundjet e zemrës, diabetit, shëndetit mendor dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, nuk do të trajtohen më sipas përvojës së mjekëve specialistë, por sipas protokolleve të veçanta.
Çka do të do të thotë se për secilën prej tyre, mënyrë e kurimit të sëmundjes do të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore do të hartojë shumë shpejt protokollet për secilën sëmundje. Madje, sipas specialistëve, ato do të përfshihen në një paketë bazë shërbimesh, që do të ofrohen falas për pacientët. Kjo nismë është pjesë e strategjisë së sistemit shëndetësor, e cila prioritet ka parandalimin e sëmundjeve që prekin masivisht popullatën. "Ofrimi falas i shërbimit shëndetësor për këto sëmundje do të konkretizohet në poliklinika, që do të marrin investimet në bazë të secilit shërbim", sqaron Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht statistikat për këtë grup sëmundjesh dëshmojnë për shifra alarmante. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar për marrjen e masave për t'i parandaluar.