KRRT jep OK për 31 leje e 13 sheshe ndërtimi
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, miratoi dje 31 leje ndërtimi dhe 13 leje sheshe ndërtimi.
Në mbledhje kaluan edhe projekte të propozuara nga Bashkia e Tiranës dhe disa legalizime. Gjithsej në rendin e ditës u shqyrtuan rreth 68 projekte, prej të cilave 16 ishin legalizime për shtesa pallatesh. Kështu, u miratua projekti teknik për rikualifikimin urban për rrugën "Lord Bajroni". Kaloi gjithashtu, projekt-ideja për rikualifikimin urban të bllokut të Shallvareve. Ky bllok kufizohet nga rrugët "Dëshmorët e 4 Shkurtit", "Bulevardi Zhan d'Ark", rruga "Sami Frashëri" dhe rruga "Myslym Shyri". U miratua platforma e konkursit ndërkombëtar për projektin e rigjallërimit të sheshit "Nënë Tereza" dhe sheshit "Italia". U miratua projekti për ndërhyrje në infrastrukturën e dy blloqeve të banimit, përkatësisht në bllokun nr. 61 dhe bllokun nr.31. Mori Ok kërkesa për miratimin e projektit të zbatimit për ndërtimin e shkollës së mesme të përgjithshme në rrugën "Irfan Tomini". Veç kësaj u miratua kërkesa për miratimin e projektit të zbatimit për ndërtimin e shkollës së mesme të përgjithshme tek "Bregu i Lumit". Vetëm legalizimi i një shtese pallati tek Ministria e Drejtësisë u shty për mbledhjen e ardhshme të këtij organi. Mbledhja përgjithësisht ishte e qetë dhe nuk pati debate të ashpra. I pranishëm në këtë mbledhje ishte dhe kryetari i saj, njëkohësisht dhe kreu i bashkisë Edi Rama. Puna e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës mbeti për dy vite e bllokuar. Vetëm në shtator të vitit të kaluar pas shumë debatesh u zgjodhën me konsensus 7 anëtarët e KRRT, veç tyre pjesë e këshillit janë kryebashkiaku Rama dhe një përfaqësues nga Ministria e Transporteve. Me pezullimin dyvjeçar të punës rreth 1000 dosje për leje ndërtimi u depozituan në Bashkinë e Tiranës. Biznesi kërkoi disa herë që ngërçit të krijuar t'i jepej zgjidhje, por u desh një kohë e gjatë që KRRT të riniste nga puna. Mesa duket ky organ i rëndësishëm kolegjial po rikuperon kohën e humbur. Në çdo mbledhje të tij të mbajtur deri tani kanë kaluar mbi 30 sheshe ndërtimi. Ajo çka bie në sy është se në mbledhjet e KRRT herë hapen dyert dhe mediat lejohen të futen brenda, e herë të tjera sipas oreksit të drejtuesve të saj media nxirret jashtë. Kjo në një kohë kur rendi i ditës që do të diskutohet dhe vendimet që do të merren nuk janë aspak sekrete. Për të marrë listën me vendimet, anëtarët të drejtojnë tek sekretaria teknike e këshillit, por edhe atje është gati e pamundur të merren këto materiale. Gjithsesi, edhe për këtë lloj transparence sipas Bashkisë së Tiranës ekzistojnë mekanizmat ligjore, të cilave duhet me doemos t'u përshtatesh. KRRT miraton jo vetëm lejet e ndërtimit,por edhe projektet publike për qytetin. Për këto të fundit nuk mund të ndodhë kurrsesi mungesa e informacionit nga Bashkia e Tiranës. Por këtë gjë në fakt nuk mund ta thuash për sheshet e lejet e ndërtimit. Përkundër sqarimeve të bollshme për rehabilitimin e blloqeve të ndryshme të banimit, apo ndërtimin e ndonjë shkolle, vetëm një rresht vjen për lejet. Saktësohet numri i tyre dhe kaq mjafton. Kjo për bashkinë është tejet normale, pasi bëhet fjalë për projekte publike. Por ndërkaq publiku veç këtyre projekteve dhe të tjerave që lançohen çdo ditë nga Bashkia e Tiranës kërkon informacion edhe për pallatet e reja që do të ndërtohen në kryeqytet. Është e drejtë e gjithsecilit të dijë vendndodhjen, sapo KRRT jep OK.