Vasili: KQZ aktuale, rrezik për zgjedhjet e ardhshme
LSI-ja e konsideroi dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të rrezikshëm për zgjedhjet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, tha dje se vendimi ishte i paprecedent.
"KQZ-ja në datë 5 qershor mori një vendim të paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar, duke u përpjekur të pengonte referendumin e përgjithshëm për ndryshimin e kushtetutës. LSI-ja vlerëson se një KQZ e tillë, e cila bekoi zgjedhjet e turpshme të Dushkut të 3 korrikut 2005 që prodhuan katrahurën kushtetuese të 21 prillit, si dhe që guxoi nëpërmjet 8 inkuizitoreve anëtarë të saj t'i kundërvihej vullnetit të qindra- mijëra shqiptarëve, përbën një rrezik kryesor për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri", u shpreh Vasili. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së e krahasoi vendimin e KQZ-së për referendumin me vendimet e KQZ-së së qeverisjes së parë të Partisë Demokratike. "Ky vendim e vë këtë institucion në një pozicion edhe më negativ se sa institucionet e periudhës 1992-'97 kur me gjithë represionin e pashembullt të Berishës në atë kohë, së paku popullit ju dha e drejta për t'u shprehur për Kushtetutën", shtoi Vasili. Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i kapur nga dyshja Rama-Berisha. "Kjo KQZ, tërësisht e kapur nga Berisha dhe Rama është bërë zëdhënëse e vendosjes së një oligarkie politike të dy personave në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe demokracisë në vend, duke u shndërruar në antitezën e votës së lirë dhe të respektimit të vullnetit të popullit të shprehur me votë", u shpreh sekretari i LSI-së. Vasili kërkoi dje që "KQZ-ja të pushojë së funksionuari në formën, përbërjen dhe mungesën e pozicionimit të saj ligjor në mënyrë që ajo të mos vazhdojë të dëmtojë më tej demokracinë në Shqipëri". "LSI-ja mbështet plotësisht qëndrimin e bërë publik nga Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe nuk do të ketë asnjë hap prapa, që shqiptarët të thonë nëpërmjet referendumit vendimin e tyre për Kushtetutën e turpshme diktatoriale të 21 prillit", vijoi Vasili. a.l