Fushë-Krujë, intoksikohen 30 persona
Intoksikohen 30 persona në një lokal nga ushqimi.
FUSHË-KRUJË- Me sa duket ushqimi i ka helmuar, pasi simptomat e tyre ishin ato të intoksikimit nga ngrënia e ushqimeve të prishura.
Dhe nuk kanë qenë pak por 30 persona, 6 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shnëdetësore dhe janë dërguar menjëherë në spital. Të gjashtë individët që ndodhen në gjendje të rëndë janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Gjithashtu mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia pasi ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në një lokal në Fushë-Krujë. Po nga Policia janë marrë mostra nga ushqimet dhe pijet që kanë përdorur klientët e lokalit dhe janë dërguar për ekspertizë. Pritet përgjigjja e ekspertizës, ku do të vendosen edhe masat që do të merren ndaj lokalit ku u intoksikuan 30 vetë.