Gjoba, 214 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë
Rreth 214 zyrtare nuk kane deklaruar ende pasuritë pranë Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive sado qe 16 prilli ka qene afati i fundit. Te dhënat janë bere publike ne një deklarim per mediat nga zedhenesi i këtij institucioni. Janë 96 zyrtare te niveleve te ndryshme te administratës qe nuk kane deklaruar pasuritë mes te cileve edhe dy deputete. Inspektoriati i deklarimit te pasurisë ka nxjerre edhe një liste ne te cilen 116 zyrtare per here te pare ne detyre jane gjobitur pasi nuk kane respektuar afatin e dorezimit te deklarimit te pasurive para nisjes se detyres.
94 zyrtare te doganave dhe tatimeve nuk kane bere deklarim te pasurive te tyre, cka përben dhe numrin me te larte te punonjësve qe nuk zbatojne ligjin e deklarimit. Per te gjithe zyrtaret qe nuk gjenden ne listen e deklarimit, do te zbatohen sanksionet e parashikuara me ligjin per mosdeklarimin e pasurive qe qe denohen me gjobe nga 20 mije deri ne 30 mije leke te reja.