Parlamenti rikonfirmon Kastriot Islamin
23/12/2011 Delegacioni parlamentar për në KE
Pas përjashtimit tri ditë më parë nga grupi, Partia Socialiste kërkoi dje gjithashtu largimin e Kastriot Islamit edhe nga delegacionet parlamentare ku përfaqësohet nën siglën e selisë rozë. Në seancën e fundit për vitin 2011, të zhvilluar dje, grupi parlamentar socialist kërkoi të kishte një emër tjetër në asamblenë e Këshillit të Europës. Por kjo kërkesë nuk gjeti mbështetjen e mazhorancës, e cila rikonfirmoi Islamin në përbërje të delegacionit të kësaj strukture. Kastriot Islami është raporter për Gjeorgjinë në Këshillin e Europës. Të martën grupi i socialist vendosi përjashtimin e ish-sekretarit për çështjet zgjedhore nga radhët e tij, duke e lënë ish-përfaqësuesin e Lëvizjes për Mendim Ndryshe si deputet të lirë në Kuvend. Largimin e tij Islami e vlerësoi si hakmarrje personale të kreut të PS-së, ku sipas tij veproi në mënyrë staliniste. Ndërsa procedurën e ndjekur nga kryesia ai e cilësoi të ngjashme me procedurën e ndjekur nga partia mëmë 30 vjet më parë në përjashtimin e ish-kryeministrit Mehmet Shehu.