E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqej si pronar, i mori 450 mijë lekë karburant shtetasit

23/12/2011  “Viktima” kallëzim në polici pas 7 muajsh mashtrimi

KOLONJË – S. Dinellari, 49 –vjeç, banues në Melçan të Korçës, duke e prezantuar veten si pronar i një firme që merrej me linjën e internetit, ka mundur të mashtrojë pronarin e një firme karburanti në rrethin e Kolonjës, duke i marrë këtij të fundit 450.000 lekë naftë dhe që nga ajo ditë nuk do t’i kthente më as lekët dhe as karburantin që kishte marrë. Vetëm kur do të kalonin 7 muaj nga shitja e karburantit, viktima do të kuptonte se kishte qenë “pre” e mashtrimit, ku për pasojë do të paraqitej në polici për të kërkuar ndihmë. Burime të policisë bënë të ditur se aktualisht ndaj Dinellarit janë kryer veprimet hetimore procedurale në gjendje të lirë, pasi ndaj tij kishte bërë kallëzim shtetasi R. Bregu, 71 vjeç, banues në Bejkovë të rrethit Kolonjë, duke deklaruar se shtetasi i mësipërm në muajin qershor 2011, ishte paraqitur si pronar i një firme që po merrej me linjën e internetit dhe të kabllorit në rrethin e Kolonjës dhe duke e mashtruar i kishte marrë naftë në vlerën 450.000 lekë në karburantin API, ku shtetasi R. Bregu punonte si menaxher. Sipas policisë, vepra penale e konsumuar është ajo e “mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/1 i K.Penal. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›