Parlamenti rrëzon Timoshenkon
Parlamenti i Ukrainës ka rrëzuar kandidaturën e lideres së "Revolucionit Portokalli", Julia Timoshenko, për postin e Kryeministres së vendit. Timoshenko mori 225 vota, vetëm një më pak se shumica e nevojshme. Ka qenë Presidenti properëndimor, Viktor Jushçenko, ai që e emëroi aleaten e tij për postin. Vetë Timoshenko ka shërbyer si Kryeministre në 2005-ën. Blloku i saj dhe partia e Jushçenkos, "Ukraina Jonë", kanë në Parlament një mazhorancë prej vetëm dy vendesh. Një nga deputetët e koalicionit, u ankua se karta e tij elektronike nuk kishte funksionuar ndaj kryetari i Parlamentit kërkoi një votim të dytë.