Shqiperi Vazhdon situata e ngarkuar tri dite pas perleshjeve te dhunshme

Ne Shqiperi vazhdon nje situate e ngarkuar per shkak te retorikes se ashper politike mes paleve tre dite pas perleshjeve te dhunshme te se premtes se kaluar ku mbeten te vrare tre manifestues. Kryeministri Sali Berisha sulmoi sot serish prokurorine duke njoftuar se ka kerkuar eksperte te huaj per nje hetim te paanshem dhe perseriti paralajmerimet ndaj kryetarit socialist Edi Rama se do te marre pergjigjen qe meriton nje pucist nese institucionet do te sulmohen serish. Nga ana e tij kryetari socialist Edi Rama pati sot nje takim te gjate me kreun e shtetit Bamir Topi ndersa kerkoi nga komuniteti nderkombetar qe te nderhyje per rivendosjen e ligjshmerise ne vend.