E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Europian ndjek me kujdes situaten ne Shqiperi

Pas takimit dje me kryeministrin Sali Berisha perfaqesuesit e diplomacive perendimore ne Tirane jane takuar sot me kryetarin socialist Edi Rama ndersa nga Brukseli zedhenesja e komisionit europian ka kerkuar rikhtimin e qetesise rivendosjen e dialogut dhe nje hetim te hollesishem.

Komisioni europian permes zedheneses Natasha Buttler u shpreh sot se po e ndjek me kujdes situaten ne Shqiperi.

Eshte e rendesishme qe te kthehet qetesia dhe te evitohet perseritja e dhunes te se premtes qe solli viktima dhe te plagosur eshte e rendesishme per lideret politik qe te fokusohen te zgjidhjet qe mund te gjejne se bashku me qellim daljen nga ngerci tha Buttler. Sipas zedheneses Bashkimi europian konsideron se menyra me e mire per te dale nga kriza eshte ti jepet fund mosmarreveshjeve driteshkurtra politike e palet te fokusohen ne axhenden europian.

Bashkimi europian thekson se eshte e rendesishme qe sisitemi gjyqesor te respektoje ligjet dhe te hetoje ne menyre te hollesishme dhe transparente mbi ngjarejt duke shtuar se prt nga qeveria shqiptare qe te bashkepunoje per te hetuar ngjarjet e se premtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›