Shqiperi Vazhdojne perpjekjet per dialog mes forcave politike

Presidenti i Shqiperise dhe diplomatet perendimore vazhduan edhe dje perpjekjet per te zbutur tensionet dhe per te ulur forcat politike ne tryezen e dialogut.
Ambasadoret e vendeve antare te NATO-s dhe te Bashkimit Europian zhvilluan ne mbremje nje takim te zgjeruar me drejtuesit kryesore te Partise Socialiste te opozites. Tema e pergjithshme mesohet se ka qene situata e rende qe pasoi ngjarjet e dhunshme te dites se premte.
Nga selia e Partise Socialiste nuk mesohen shume detaje nga ky takim ku moren pjese edhe disa deputete te kesaj partie ndersa kryetari i saj Edi Rama tha ne nje konference shtypi se te premten ne mesdite se Partia Socialiste do te organizoje nje tjeter tubim ne kryeqytet.
Takime te ngjashme me diplomatet e organizatave euro-atlantike zhvilloi nje dite me pare edhe kryeministri Sali Berisha ku u diskutua mbi marredheniet me opoziten dhe situaten e krijuar nga dhuna e tubimit te te premtes.
Nderkombetaret u kane kerkuar partive politike dhe qytetareve shqiptare qe te rikthehen te paqja dhe dialogu per te gjetur rrugedaljen nga problemet e veshtira. Zoti Berisha tha se i ka ftuar qytetaret ne nje tubim paqesor kunder dhunes diten e shtune nje dite pas tubimit te opozites.
Presidenti Bamir Topi u takua po ashtu me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama ne bashkebisedim me te cilin u shpreh se kishte nje shqetesimin e madh per gjendjen e tensionuar dhe nenvizoi se eshte e domosdoshme vendosja e dialogut politik institucional si mjaft i rendesishem per stabilitetin e vendit rendin publik jeten e qytetareve dhe imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare.
Presidenti Topi tha ne takimin e kerkuar zoti Rama se vendi ka nevoje urgjente qe te mbizoteroje maturia e dialogu. Ai u kerkoi forcave politike qe te vene interesat e vendit dhe te popullit shqiptar mbi gjithcka tjeter sepse si u shpreh ai institucionet e shtetit dhe punonjesit ne detyre jane te shenjte e te paprekshem ashtu si edhe mbrojtja dhe kujdesi per jeten e qytetareve.
Ne cdo rrethane e drejta legjitime per te demonstruar paqesisht duhet administruar me pergjegjesi maksimale. Zoti Topi mbeshteti zhvillimin e nje hetimi teresor te paanshem profesional dhe transparent te ngjarjeve te dates 21 janar duke nxitur bashkepunimin mes institucioneve te zbatimit te ligjit.