Dëshmia e Ardian Nunit misteret e atentatit me silenciator
10/02/2009 “Atentatori me kapuç më qëlloi në shkallët e pallatit”
TIRANE- Me zërin e plotë, pas transferimit me këmbët e tij në dhomën nr. 1 të pavijonit VIP dhe i ndërgjegjshëm për atë ç’ka i kishte ndodhur, gjyqtari i plagosur nga atentati mafioz me silenciator rrëfeu dje në mesditë detaje të atentatit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimin e atentatit mafioz të kryer nga persona të paidentifikuar, ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Nisur nga kjo ngjarje e rëndë menjëherë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Nunit, një grup hetimor i drejtuar nga prokurori Xhevat Hana, rreth orës 12:45 të ditës së djeshme ka shkuar në Spitalin Ushtarak, ku kanë marrë të dhëna konkrete mbi tiparet e atentatorit si dhe mbi dyshimet e vetë të plagosurit.
Si më qëlluan
Për sa i përket të dhënave që ka administruar grupi hetimor, gazeta “Metropol” ka mundur të sigurojë një pjesë të dëshmisë së Ardian Nunit, lindur në 1969 në qytetin e Korçës. Ai tregon para prokurorëve momentet e tmerrit që përjetoi mbrëmjen e 8 shkurtit. Mësohet se në procesverbalin e mbajtur nga organi i akuzës, anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Nuni tregon se “Mbrëmjen e ditës së diel, rreth orës 22:30 isha duke pirë kafe me disa shokët e mi, në një nga lokalet e lagjes ku banoj (Komuna e Parisit) dhe pasi diskutuam çështje shoqërore vendosëm të largohemi nga lokali”. Më tej miqtë e Nunit dhe ai vetë, i janë drejtuar banesave të tyre. Mirëpo gjatë përshkrimit të rrugës për të shkuar në shtëpi, gjyqtari Ardian Nuni rreth orës 23:30 ka rënë pre e një atentati me armë zjarri, nga i cili fatmirësisht ka marrë vetëm dy plagë të lehta, në krahun e djathtë dhe në shpatull. Në deklarimet e tij, ai tregon se “Në momentin e goditjes isha duke ngjitur shkallët e para të pallatit. Gjatë kësaj kohe binte shi i dendur dhe në dorë mbaja një çadër për të mos u lagur. Një person me kapuç dimëror sportiv, me ngjyrë të zezë dhe me disa shkronja në fillim, më është afruar duke më qëlluar me pistoletë tip “Zaztava”. Nuk më kujtohet të kem parë ndonjë gjë të qartë. Pashë një dritë”. Gjatë kësaj situate Ardian Nuni, ka mundur të struket në pjesët e poshtme të shkallëve, ndërsa atentatori ka hapur zjarr edhe disa herë të tjera, me Zastavën me silenciator, por pa mundur ta godasë përsëri anëtarin e Gjykatës së Lartë. Menjëherë pas kësaj situate atentatori që ende nuk është identifikuar nga policia (1.70 i gjatë, nga 25-30 vjeç), është larguar nga vendi i ngjarjes, pa u dalluar nga asnjë banor i lagjes. I pyetur nga grupi hetimor se çfarë dyshimesh personale ka ai vetë mbi ngjarjen e rëndë, Nuni thekson se detyra e tij mund të jetë një ndër shkaqet e këtij atentati mafioz. Por në të njëjtën kohë ai shprehet se atentatori mund të ketë gabuar objektivin e eliminimit. Ndërkohë që policia e Tiranës ka shoqëruar rreth 50 persona, të cilët pasi janë pyetur janë lënë sërish të lirë.
Autori
Karakteristikat fizike të personit që ka qëlluar katër herë në drejtim të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, mendohet se janë zbuluar nga policia e shtetit. Punonjës të kësaj të fundit thanë se duke u nisur nga përshkrimi i dëshmitarëve, si dhe nga vetë deklarimi i juristit Nuni, personi që qëlloi mbi të i përket moshës 25 deri në 30 vjeç. Gjatësia e tij mendohet 1 metër e 75 cm. Ishte i veshur me rroba të zeza dhe në kokë mbante kapuç.
Silenciatori
Ekspertët kriminalistikë që shkuan në vendin e ngjarjes sekuestruan vetëm 4 gëzhoja, të cilat mendohet se kanë dalë nga një pistoletë e tipit “Zaztava”, e pajisur me silenciator. Arma nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, por specialistët e laboratorit kriminalistik pranë Ministrisë së Brendshme shpresojnë që në momentin e mbushjes së karikatorit, autori të ketë lënë gjurmët e gishtave. Pritet që në ditët në vazhdim ekspertiza shkencore të nxjerrë përfundimet.
Pistat
Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryhen hetime në disa pista hetimore, por më kryesoret janë, ajo për shkak të detyrës, për shkak të profesionit si pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe për shkaqe e motive të dobëta. Për të tria këto pista organi i akuzës ka kryer verifikime, por për arsye se procesi hetimor është në fazën fillestare ekspertët e çështjes nuk pranojnë të japin të dhëna konkrete për mediat.
Shoqërimet
Për identifikimin e autorit që tentoi të vriste juristin e njohur Ardian Nuni, policia e shtetit ka shoqëruar në ambientet e saj plot 50 persona, të cilat kanë dhënë informacione mbi atë çka kishin dijeni për ngjarjen dhe autorin e krimit. Mësohet se pasi janë marrë në pyetje, 50 dëshmitarët janë lënë sërish të lirë. Në deklarimet e tyre ata shpjegojnë skenën që kanë mundur të shikojnë dhe largimin e personit që ende nuk është identifikuar nga policia.
Dëshmia
Në deklarimet e tij para grupit hetimor Ardian Nuni thekson se një person me kapuç dimëror me ngjyrë të zezë, ku lart kishte një shkrim, i është afruar dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të tij. Sipas tij, kjo ngjarje ka ndodhur menjëherë sapo ai është ndarë nga disa miqtë e tij, me të cilët ishte duke pirë kafe në një nga lokalet që ndodhet në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”. Fatmirësisht nga ky sulm ai ka marrë vetëm dy plagë të lehta.
Shëndeti
Mjekët e Spitalit Ushtarak pohojnë se rreth orës 23:50 juristi Ardian Nuni është sjellë me urgjencë në ambientet e këtij spitali. Menjëherë janë marrë të gjitha masat paraprake, ku pas disa minutash anëtari i Gjykatës së Lartë i është nënshtruar një operacioni në krah, ku u mundësua heqja e predhës së pistoletës. Pas kësaj ndërhyrje Ardian Nuni ka ecur vetë në këmbë, drejt dhomës numër 1 të repartit VIP-ve.
Ministri i Brendshëm premton arrestimin e autorit
Tre pistat e sulmit dhe hetimet e policisë
TIRANE- Atentati mafioz i kryer në mesnatë ndaj Ardian Nunit ka tronditur strukturat e policisë së shtetit. Një telefonatë që ka mbërritur në sallën operative, ka bërë që menjëherë në vendin e ngjarjes të nisen ekspertët e Departamentit të Hetimit të Krimeve të Rënda. Sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe në të njëjtën kohë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pikërisht nga ky proces, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja pistoletë të kalibrit 7.62 mm, të cilat aktualisht i kanë kaluar për ekspertim Laboratorit të Policisë Shkencore. Paraprakisht hetohet në tre pista, ajo për shkak të detyrës, për shkak të profesionit si pedagog dhe për motive të dobëta. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, policia ka shoqëruar si dëshmitarë për rrethanat e ngjarjes rreth 50 persona, të cilët janë konstatuar në vendin e ngjarjes. Policia tha se personi që ka qëlluar në drejtim në Nunit, mund të ketë qenë i shoqëruar me njerëz të tjerë, pasi largimi nga vendi i ngjarjes ka ndodhur shumë shpejt. Aktualisht gjendja shëndetësore e Ardian Nunit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka deklaruar se institucioni që ai drejton po punon intensivisht, për arrestimin e atentatorit që qëlloi në drejtim të anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni.
Disa nga sulmet ndaj gjyqtarëve e prokurorëve
1-Theodhori Sollaku, ish-kryeprokurori i përgjithshëm, u kërcënua seriozisht më 29 shtator të vitit 2003, ku iu bë atentat makinës e u vra shoferi Genci Sina.
2- Kleanti Koçi, ish-kryetar i Dhomës së Avokatisë, u sulmua më 19 shkurt të vitit 1998. Ai vdiq pas dy javësh gjatë transportimit për në Itali.
3- Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 1999, u përfshi në një atentat, ku iu vu tritol në banesë, e cila u shkatërrua pjesërisht e s’pati të lënduar.
4-Liradin Lilës, gjyqtarit të Pogradecit, më 1 shtator të vitit të kaluar iu vu një sasi e konsiderueshme tritoli në makinë, buzë liqenit. Nuk pati të lënduar.
5- Artan Çupi, gjyqtar i Gjykatës së Faktit Burrel, më 24 janar të vitit 2006, pësoi një sulm të befasishëm ku iu vu tritol në derë të shtëpisë, s’pati të lënduar.
6- Pirro Sota, gjyqtar i Gjykatës së Faktit Fier, u sulmua më 30 korrik të vitit 2006, ku iu vu tritol në banesë dhe u dëmtua banesa dykatëshe.
7-Jak Ndoka, kur ishte kryetar i Gjykatës së Faktit, Lezhë më 22 dhjetor 2006, u sulmua në mënyrë të egër kur iu vu tritol në makinë. Nuk pati të lënduar.
8-Shkëlqim Sinës, prokurorit të Fierit, në ditën e parë të janarit 2007, iu vu tritol në çatinë e shtëpisë, ku u dëmtua banesa.
9- Besnik Hoxha, kryetar i Gjykatës së Faktit, Shkodër në vitin 2002 u sulmua në banesë, ku iu vu tritol dhe s’pati të lënduar.
10- Bujar Himçi, shef kundër krimit të organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme në vitin 2005, u përfshi në një ngjarje ku iu hodh një granatë në banesë.
11- Biblil Metes, prokurorit të Pogradecit në vitin 1996, iu vu zjarr në banesë. Nuk pati të lënduar, ndërsa u shënuan dëme materiale.
12- Arben Qosja, prokuror i Dibrës në vitin 1997, u përfshi në një ngjarje tragjike, ku nga tritoli në banesë iu vra i ati dhe mbeti i plagosur.
13- Besnik Cengu, prokuror, Tropojë në vitin 1997, u sulmua kur iu vu tritol në banesë dhe u dëmtua shtëpia, pa të lënduar në njerëz.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, lëshon apel të fuqishëm
“Shërbimet inteligjente duhet të parandalojnë situata të tilla”
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, lëshoi një apel të fortë, ku i mëshoi faktit të ndërhyrjes në kohë të strukturave të shërbimit informativ, të cilat duhet të parandalojnë akte të tilla. Topi u shpreh se “Padyshim është një ngjarje mjaft e rëndë. Fatmirësisht zoti Nuni ka shpëtuar pa dëmtime serioze, por ajo që është më serioze është pikërisht tentativa e këtyre agresorëve për të sulmuar sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë natyrisht përbëhet nga individë sikurse zoti Nuni, të cilët gjatë gjithë karrierës së tyre janë munduar që të bëjnë drejtësi. Por cili është apeli? Apeli është shumë i rëndësishëm në të tilla raste. Duhet që organet specifike, jo ato që do të japin drejtësi, por ato që duhet të parandalojnë situata të tilla, sikurse janë shërbimet inteligjente, policia kriminale dhe struktura të tjera të specializuara duhet të bëjnë një punë më të madhe paraprake dhe të mos vijnë të bëjnë vetëm bilancin kur ndodhin situata, sepse profilaksia për të mbrojtur jetën e çdo qytetari është shumë e rëndësishme. Unë mendoj që sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të vazhdojë të operojë me më shumë profesionalizëm dhe jam i bindur që organet e policisë do të bëjnë të mundur identifikimin e autorit dhe sikurse tentativa ka qenë ekstreme, patjetër që edhe gjykimi duhet të jetë me masa ekuivalente, që do të thotë që të jepet drejtësi vetëm mbi bazën e shtetit ligjor. Unë besoj se këtu nuk është çështja vetëm për funksionarët e lartë të shtetit, sepse nuk mund të bëjmë një ndarje midis kategorive shoqërore, njerëzve të veshur me pushtet dhe njerëzve pa pushtet. Është shumë e rëndësishme që të forcohet shteti ligjor, ku çdo qytetar i Shqipërisë të jetë i sigurt kudo ai punon dhe jeton dhe besoj që ka vend për përmirësim të ligjit dhe mbi të gjitha një përmirësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të njerëzve, që punojnë në struktura që duhet të bëjnë parandalimin e këtyre situatave. Të mos kthehemi në retrospektivë, sepse vite më parë është ekzekutuar dhe avokati Koçi, i nderuari zoti Koçi. Unë mendoj se pavarësisht nga kjo situatë reformat, që janë bërë në drejtësi dhe përkushtimi i njerëzve që merren me drejtësinë sigurisht që ka një progres”.
Politika për atentatin
“Autorët të vihen para drejtësisë”
TIRANË- Politika reagoi dje për sulmin ndaj gjyqtarit. Kryeministri Berisha ka kërkuar nga autoritetet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të gjetur dhe vënë përpara ligjit të autorit të këtij akti tejet kriminal. Berisha, i cili shoqërohej edhe nga Ministria e Shëndetësisë, zonja Anila Godo, i uroi gjykatësit Ardian Nuni shërim sa më të shpejtë. Edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkoi që të arrestohen autorët. Sakaq edhe Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë që ju bë mbrëmë anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, e ka cilësuar si akt të shëmtuar ndaj drejtësisë, plagosjen e Nunit dhe sipas tij, shteti duhet të kontribuojë më shumë për sigurinë e të gjithë njerëzve. Për mediat, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi, u shpreh: "Të gjithë kemi nevojë për sistemin shëndetësor dhe gjyqësor. Kur preket një anëtar i Gjykatës së Lartë, mendoni se sa i sigurt është një qytetar i thjeshtë në rrugët e këtij vendi. Ky është një apel për politikën shqiptare dhe veçanërisht për mazhorancën dhe ekzekutivin aktual".
Kolegët e Nunit shprehin mendimet e tyre rreth ngjarjes së rëndë, solidarizohen me gjyqtarin
“Atentati, kërcënim për shtetin e së drejtës”
Reagon Gjykata e Lartë dhe KLD-ja. Cili është Adrian Nuni dhe si njihet nga miqtë
TIRANË- Ardian Nuni tashmë jashtë rrezikut për jetën pas atentatit të orëve të vona që iu bë gjatë kohës që ishte duke u kthyer në familje, merr përkrahjen e gjithë kolegëve të tij dhe mbarë opinionit. Të gjithë gjyqtarët që u pyetën dje nga gazeta “Metropol”, njëzërazi shprehën solidaritetin e tyre për kolegun dhe nuk mundeshin të fshihnin panikun e përhapur në radhët e tyre, për shkak të profesionit. Nuni është 40 vjeç, me origjinë nga Korça. Gjatë vitit 2005 ka qenë anëtarë i KOP-it. Më pas Ardian Nuni u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këtë detyrë qëndroi për pak kohë. Dha dorëheqjen për të kandiduar për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Që nga viti 2007 ndodhet me detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Ardian Nuni, sipas kolegëve të tij, ka qenë korrekt me detyrën dhe nuk ka lënë shkak për kryerjen e ndonjë atentati. Ndërsa plumbat që u shkrehën kundër Ardian Nunit janë quajtur plumba kundër drejtësisë dhe gjithë anëtarëve të gjykatave pa i klasifikuar ato në shkallë.
Gjykata e Lartë
Pas këtij akti të rëndë dhune, Gjykata e Lartë deklaron se: “Sulmi ndaj gjyqtarit Nuni, përbën një atentat të rëndë jo vetëm kundër Gjykatës së Lartë, por edhe kundër pushtetit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Kjo ngjarje, por edhe disa të tjera që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë një shqetësim të madh jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare, e interesuar aq shumë për funksionimin normal të shtetit të së drejtës. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje shumë e rëndë, kërkojmë zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të gjyqtarëve. Prekja e një gjyqtari përbën në vetvete një kërcënim serioz për shoqërinë, rendin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës”.
Reagimi i KLD-së
Këshilli i Lartë i Drejtësisë në reagimin e tij e vlerëson efektin negativ që kjo ngjarje sjell në shoqëri mbi lehtësinë e cenimit të gjyqtarëve dhe i kërkon organit të Prokurorisë zbardhjen sa më parë të rrethanave të ngjarjes, me qëllim dhënien e drejtësisë dhe rikuperimin në afate optimale të besimit të qytetarëve në mbrojtjen e figurave publike. Gjithashtu, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shpreh opinionin se në raste ku implikohet figura e një gjyqtari, organet kompetente shtetërore duhet të tregojnë kujdes të veçantë në trajtimin institucional të çështjes, me qëllim ruajtjen e diskrecionit të nevojshëm në publikimin e të dhënave për çdo rast konkret. Me vullnetin për bashkëpunim të funksionit të shtetit të së drejtës, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, fton të gjithë institucionet e dhënies së drejtësisë në nënshkrimin e një memorandumi të përbashkët, i cili të synojë në angazhimin maksimal për të mos lejuar denigrimin e gjyqtarëve, si dhe të funksionarëve të tjerë të procesit të dhënies së drejtësisë.
Reagim i ashpër i ministrit të Drejtësisë
“Plumbat në trupin e Nunit kundër drejtësisë”
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, e ka dënuar sulmin që iu bë anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Gjatë një prononcimi dje pas vizitës që i bëri të plagosurit në Spitalin Ushtarak, Alibeaj tha se plumbat që u shkrepën në trupin e Ardian Nunit janë plumba kundër drejtësisë. “Padyshim që në këtë rast është goditur drejtësia dhe në këtë gjë duhet ta luftojmë të gjithë”, deklaroi dje Alibeaj. Më pas ai shtoi se ata që kanë qëlluar do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar. Numri një i drejtësisë i bëri thirrje organeve të policisë së shtetit dhe Prokurorisë të kryej hetime të mirëfillta me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. “Pa dyshim që kjo ngjarje është e rëndë dhe ne duhet të kërkojmë nga të gjithë mbrojtjen e gjyqtarëve dhe të gjithë përfaqësuesve të drejtësisë duke mos bërë dallime mes tyre. Ne nuk duhet të lejojmë që drejtësia të goditet nga njerëz të papërgjegjshëm, prandaj duhet të merren të gjitha masat për t’i mbrojtur ata dhe familjet e tyre”, nënvizoi Alibeaj më tej. Ministri i Drejtësisë deklaroi se do të kërkoi masa më të forta për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe familjeve të tyre për të mos u bërë pre e personave keqdashës. Sakaq, GSHDNJ e dënon ashpër këtë akt të rëndë kriminal ndaj gjykatësit të Gjykatës së Lartë z. Nuni dhe u bën thirrje organeve kompetente të Policisë Kriminale dhe Prokurorisë që të vënë para përgjegjësisë autorët.
A. Çuka