E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i Tiranës drejt rrëzimit, Edi Rama fsheh destinacionin e 16 milionë eurove

>Përshkallëzohet lufta politike e kryebashkiakut, mediat presion politikës për të miratuar buxhetin në mënyrë klandestine
Buxheti i Bashkisë së Tiranës është kthyer ngërçi i ri i politikës shqiptare, duke u kthyer në një sheshbeteje i deklaratave spekulative të politikës. Tashmë miratimi i këtij buxheti duket se nuk do të marrë aprovimin e këshilltarëve të LSI dhe atyre demokratë. LSI ka qenë e qartë në deklaratat e saj për dhënien e konsensusit, duke deklaruar se ky buxhet do të miratohet vetëm nëse do të ketë transparencë maksimale se ku do të shkojnë paratë e qytetarëve. Ndërkohë edhe PD ka interesat e saj të mos ta miratojë këtë buxhet, megjithëse deri tani kanë qenë në unison me njëra tjetrën si PS dhe PD në miratimin e të gjitha ligjeve sipas interesave të tyre.  Kryebashkiaku Rama duke qenë i mësuar që të kalojë buxhetet në tetë vjet pa pasur problem me këshillat bashkiakë, po ndodhet në vështirësi serioze tani që i kërkohet të jetë transparent me  shpenzimet e parave të publikut kryeqytetas.Bashkia e Tiranës, realisht është shndërruar në një institucion me megaadministratë, e cila thith miliona euro të qytetarëve. Vetëm parada e kryebashkiakut në Pallatin e Kongreseve me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, tregoi se numri i punonjësve të administratës është kthyer në një rrezik potencial pirr taksat e qytetarëve. Sipas akuzave të opozitës në këshillin bashkiak vetëm për vitin 2008, Edi Rama nuk ka pasqyruar fatin e 18 milionë eurove, ndërsa për këtë vit sipas zëvënëdësministrit Pone kryebashkiaku Rama nuk pasqyron në projektbuxhetin e bashkisë se ku do të përdorë 16 milionë euro, nga të cilat sipas Ramës 6 milionë euro janë lënë në disppozicion të tij për fond rezervë. Pra kemi një projektbuxhet i cili rrezaton mungesë totale jotransparence,  si dhe një prepoptencë të kryebashkiakut Rama për të prezantuar personalisht buxhetin para qytetarëve. Kryebashkiaku Rama vazhdon të nxjerrë në fushatë mediatike zëdhënësin e tij Shalësi, i cili nëpërmjet parrullave standarde që lëshon në mediat që e ndjekin nga mbrapa, kërkon të paraqesë këtë projektbuxhet si viktimë të dyshes Meta-Berisha, duke politizuar një proces i cili e ka defektin brenda institucionit bashki. Edi Rama duke pasur zëdhënëse mediatike edhe gruan e Sokol Ballës, drejtorit të informacionit të Top Chanel, vazhdon të shfrytëzojë këtë televizion për të hedhur tymnaja kundrejt mosvotimit të buxhetit të tij misterioz. Tashmë egërsia e Edi Ramës dallohet qartë nga presioni mediatik që bën në drejtim të këshilltarëve bashkiakë nëpërmjet luftës mediatike që bën me njerëzit dhe mediat e blera prej tij me paratë e taksave të qytetarëve të Tiranës. Tashmë, janë një grup televizionesh që manipulojnë mungesën e transparencës së Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, duke politizuar mosmiratimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, për të krijuar në opinionin publik idenë se në rastin konkret nuk e ka fajin  kryebashkiaku i Tiranës, por e ka aleanca Meta-Rama. Pra siç edhe shikojmë nga zhvillimet e këtyre ditëve, Edi Rama kërkon që nëpërmjet maskimit të 16 milionë eurove të pajustifikuara në buxhetin e Bashkisë, të sigurojë paratë e nevojshme që do i duhen për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit. Këto para të cilat mblidhen pikë-pikë nga kursimet e qytetarëve, Edi Rama kërkon ti shndërrojë në fushata mediatike, kostoze, karburante dhe shpenzime operative, në posterë dhe banera, në blerje mediash dhe politikanësh. Votimi i buxhetit  të Bashkisë për vitin 2009 edhe sot është në rrezik dështimi për arsyet e mësipërme. Në fakt ditën e djeshme Edi Rama ka kërkuar të tërheqë rreth vetes një grup këshilltarësh të PD të cilët deri orët e vona i janë përgjigjur negativisht ofertave të tij. Kryebashkiaku Rama në mënyrë abuzive kërkon të kalojë buxhetin duke kryer veprime të cilat kanë në mes parimin shit dhe bli. Kështu Edi Rama ka bërë dhe me ligjet, duke bërë Pazar me Berishën, duke i dhënë këtij të fundit koncesione dhuratë që nga Kushtetuta deri te ligji për Prokurorinë, për ti marrë autorizimin për betonizimin e liqenit dhe të gjitha ambienteve të gjelbra, sportive dhe social-kulturore nëprmjet ligjit të miratuar në korrik 2008.  

Berisha: Edi Rama e ka rrëzuar vetë buxhetin, të bëjë transparencë me 6 milionë eurot
Për problemin e buxhetit të bashkisë ka reaguar edhe kryeministri Berisha i cili ka thënë se, Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë e tij publike. Edi Rama  e ka rrëzuar vetë buxhetin, nuk ia kemi rrëzuar ne. Këshilltarët e Tiranës janë parlamenti i Tiranës dhe, nëse Tirana ka një parlament të dytë, ai është Këshilli Bashkiak. Ai të mos ketë frikë nga ajo që ka bërë vet, por të shkojë e ta mbrojë me transparencë atë, jo të dalë me ata të policisë bashkiake. Kam respekt për të gjithë punonjësit e bashkisë, por buxhetin ai duhet tua paraqesë këshilltarëve, projekt për projekt. Kjo është logjike. Ai Ka mbajtur 6 milionë euro për fushatë elektorale. Direktiva është e qartë; ne jemi për miratimin e buxheteve kudo, por si do të miratohet buxheti kur vet kryetari i bashkisë ka frikë nga buxheti i tij. Të mos kujtojë ai se gënjehet sot kush  me çmimet dhe kristalet. Ato ti tregojë në Pezë, qytetarët duan buxhetin.
Sipas Berishës nuk mund të imagjinohet që një buxhet për qeverinë të miratohet pa qenë prezent kryeministri në Parlament. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoj, si Kryeministër, që parlamenti i vendit tim të kërkojë votim buxheti dhe unë të mos ndodhem aty, qoftë edhe sikur parlamenti të vazhdojë diskutimet 24 orë rresht. Nuk do të kishte mëkat më të rëndë, se sa ti votohej buxheti atij që u kthye me një copë kristal, si gjysmë daja i tij. Qytetarët nuk duan kristale, qytetarët duan rrugë, infrastrukturë, shkolla. Ai nuk qëndroi në votimin e buxhetit sepse kishte frikë nga katrahura që kishte bërë dhe mendoi se do të mashtronte qytetarët e Tiranës me një copë kristal, si gjysmë daja i tij që dilte në bllok dhe, në kohën kur gjysma e popullit vuante nga uria, ai çonte lajmin nga Meksika se Shqipëria ishte vendi që ushqehej më mirë. Ne nuk mund ta pranojmë një buxhet të tillë, ka thënë kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›