E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama takohet me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë

>Gjatë vizitës së tij tre ditore në Shqipëri Kryetari i Parlamentit të Suedisë Uesterberg u prit dje pasdite nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Z. Per Uesterberg tha se Shqipëria është pjesë e Europës, si e tillë meriton te jetë edhe e BE, gjatë ketij takimi Uesterberg premtoi mbështetjen e vendit të tij në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë takimit Zoti Rama falënderoi palën suedeze për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në proceset integruese për projektet e zhvillimit në Shqipëri dhe në rajon, për ratifikimin e MSA dhe njohjen e Kosovës. Në përgjigje të interesimit të palës suedeze, për sa i takon përgatitjes së procesit zgjedhor, Edi Rama shprehur shqetësimin lidhur me ngadalësimin e këtij procesi, problemin me listat e zgjedhësve, dhe ecurinë e shpërndarjes në kohë të kartave të identitetit. Lidhur me pavarësinë e institucioneve të pavarura, lideri i opozitës shtroi problemet që kanë të bëjnë me cënimin e drejtësisë dhe medias, ndërkohë që u ndalë edhe në antikushtetueshmërinë e ligjit për Pastërtinë e Figurave, që sipas Ramës bie ndesh me parimet europiane dhe liritë e të drejtave themelore të njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›