Shqipëria të ndryshojë reputacionin

02/05/2005 Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, bën thirrje për maturi prej politikanëve
KE do të dërgojë komisionerë të posaçëm për monitorimin e zgjedhjeve
Kryetari i Asamblesë Parlamentare, Van Der Linden, është shprehur dje se Këshilli i Evropës, do të minotoroj procesin elektoral në Shqipëri, duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim. Duke theksuar se në zgjedhjet e shkuara, janë vënë re probleme, kreu i Asamblesë ka bërë thirrje për maturi.
Zoti Vand Der Linden, më 3 korrik shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit. A do ti monitorojë Ansambleja e Këshillit Evropian këto zgjedhje?
Po, ne do t’i monitorojmë zgjedhjet në Shqipëri. Është diçka e domosdoshme për të garantuar që ky proçes zgjedhor të jetë sa më i drejtë dhe i lirë. Ne do të dërgojmë 30 anëtarë të Asamblesë së Këshillit Evropian. Unë shpresoj që qeveria të garantojë një proçes të pastër, kjo është shumë e rëndësishme.
Që prej vitit 1996, zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë mjaft të debatuara. A mendoni se aktualisht klasa politike në vend ka maturinë për të garantuar një rezultat të denjë?
Nuk mund të jap një përgjigje për këtë, pasi siç e thatë dhe ju deri tani zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur shumë probleme, dhe janë kritikuar shpesh edhe nga strukturat ndërkombëtare. Megjithatë, mendoj se ky proçes zgjedhor mund të shkojë më mirë se paraardhësi.
Sipas të gjitha strukturave ndërkombëtare, këto zgjedhje janë shansi i fundit për të treguar përballë botës se shqiptarët janë të aftë për të kryer zgjedhje të lira dhe të drejta. Cili është mendimi i KE-së për këtë fakt?
Po është e vërtetë, dhe shpresoj që Shqipëria të ndryshojë reputacionin negativ që ka krijuar në procest e tjera zgjedhore. Ne do t’i vëzhgojmë me kujdes këto zgjedhje, me qëllim që t’i tregojmë qeverisë dhe klasës politike shqiptare se ata duhet të ndryshojnë.
A janë këto zgjedhje një tregues se Shqipëria është e gatshme për t’u afruar edhe më shumë me BE-në?
Po keni të drejtë, kjo është njëra anë. Por në raportet tona të shpeshta, ne kemi informuar qeverinë Shqiptare, se duhet të marrë masa të forta edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke treguar edhe një vullnet politik për të ndryshuar disa fenomene negative në vend.
Ju sërish mendoni se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë prezent në Shqipëri?
Në raportin e fundit të KE-së, i cili u bë publik në prill të vitit 2001, bëmë prezent shqetësimet tona që kishim për Shqipërinë. Shqetësimet tona ia bëmë të qartë dhe qeverisë shqiptare, e cila duhet të ketë më shumë kujdes.
Si do i drejtoheshti shqiptarëve në këtë periudhë parazgjedhore?
Do ti kërkoja të gjithë shqiptarëve, që të tregojnë përballë ndërkombëtarëve, se janë të aftë të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo do të ishte për mua diçka speciale, pasi kam qenë raporter për Shqipërinë. Por, deri në këto momente, procesi juaj zgjedhor ka pasur shumë probleme.
Marrë nga Top - Channel