E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e makinës, zbardhen dosjet e ish-prokurorit



SARANDE - Edhe pse puna hetimore po vazhdon intensivisht, ende ngelet pa autor ngjarja e dy netëve më parë kur persona të paidentifikuar i vunë zjarrin makinës së ish-prokurorit të Sarandës, Arben Koka. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se nga ana e agjentëve të policisë kriminale të Sarandës janë shoqëruar për në mjediset e Komisariatit dhe janë marrë në pyetje 4 shtetas, dy prej të cilëve persona me precedentë penalë. Policia gjithashtu pohon zyrtarisht se në vendin e ngjarjes është gjetur shishja, si dhe një gazetë e bërë si fitil, me qëllimin për t’u përdorur për djegien e makinës. Vetë ish-prokurori, sot avokat, thotë se dyshon që ngjarja të ketë lidhje me detyrën. Ai kujton 3 çështje, një për vjedhje, tjetra për rrëmbim personi dhe e treta vjedhje me djegie të mjetit, ku ka kërkuar dënime të konsiderueshme. Policia po heton mbi personat që janë liruar pas kryerjes së dënimeve. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›