E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrjet antishqiptare, Minarolli: Akt i shëmtuar. Autoritetet greke dënojnë incidentin

Ambasadori shqiptar ne Greqi Vili Minarolli thote se akti i shemtuar u denua nga autoritetet , media dhe shoqeria greke. Gjate nje interviste per “Alsat” ai tha se ndaj ketij incidenti reagoi edhe vete ushtria greke .

“Dua të vë në dukje reagimin e menjëhershëm të të gjitha institucioneve greke, të mediave greke dhe të shoqërisë greke. është qëndrimi i ministrit që e ka në varësi këtë repart ushtarak dhe qëndrimi i vetë sindikatës së rojeve bregdetare. Ky akt i shëmtuar konsiderohet i tillë edhe për vetë këta që e bënë dhe e dënojnë tëresisht. Ata e vlerësojnë si një akt i vecantë i një grupi të vogël njerëzish që nuk ka të bëjë as më politikën as me qëndrimin e tyre ndaj një vendi mik sic është Shqipëria. Veprimi konsiderohet si një turp për grekët dhe në një farë mënyre nëpërmjet qëndrimeve dhe veprimeve të tyre është një kërkesë faljeje për atë cka bënë shokët e tyre, kolegët e tyre” tha Minarolli.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›