Bashkia nis fazën e parë për rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej
TIRANE- Pas përplasjeve të shumta mes Qeverisë dhe Bashkisë, kjo e fundit ka nisur mbrëmjen e sotme rrethimin e Sheshit “Skënderbej”.
Inspektoriati i Bashkisë ka nisur kështu fazën e parë të rindërtimit të sheshit duke rrethuar me rrjetë teli sipërfaqen e tij. Projekti i sheshit i mbështetur nga shteti i Kuvajtit kap vlerën e 4.3 mln eurove.
Pak ditë më parë kreu i qeverisë Sali Berisha u angazhua të rikonstruktojë sheshin duke urdhëruar asfaltimin e tij e duke akuzuar se Bashkia po e lë sheshin kryesor të kryeqytetit në gjendje të mjeruar. Ai tha se do të përdoren paratë e fondit që qeveria Kuvajtiane ka vënë në dispozicion prej dy vitesh.
Ndërkaq Bashkia e Tiranës ka reaguar duke theksuar se është faji i qeverisë që në sheshin ‘Skënderbej’ nuk kanë nisur ende punimet për projektin e parashikuar. Bashkia e Tiranës konsideroi para të hedhura kot, asfaltimin e sheshit pak para fillimit të rikonstruksionit të plotë të tij nga ana e saj.
Përplasja e fundit Qeveria-Bashki të sjell në kujtesë përplasjet më të forta ku njëri është ai për mbikalimin e Zogut të Zi apo më i fundit për një shesh në qëndër të Tiranës, pranë Ministrisë së Kulturës.
(e.n/BalkanWeb)