17 vjecarja: Ika se vjehrra më mbante mbyllur
TIRANE-Nuk më ka pëlqyer jeta, rregulli i asaj familjeje…, që të rrije e mbyllur…”. Kështu është “justifikuar” para oficerëve të Komisariatit të Policisë së Kamzës 17-vjeçarja Erlinda Mulla, për “arratisjen” nga shtëpia e vjehrrës. Policia arriti ta lokalizonte në Fier Erlindën dhe, pasi iu gjet numri i telefonit, është negociuar. Në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm e reja që prej të premtes së kaluar rezultonte e zhdukur, u është dorëzuar shërbimeve të policisë në lagjen “Kastrioti” në Fier. Policia ka shoqëruar edhe një djalë 18 vjeç nga Fieri, me të cilin Erlinda deklaronte se kishte qëndruar gjatë këtyre ditëve. Policia ka negociuar për orë të tëra me familjen e prindërve të vajzës për ta marrë në shtëpi, pasi rrjedha e ngjarjeve e bënte të pamundur kthimin në banesën e të shoqit ku jetonte prej shtatorit të vitit të kaluar. Erlinda ishte martuar me një fqinjin e saj, i cili kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku dhe qëndronte shumicën e kohës.
Dëshmia
“Jam njohur me anë të gazetës me një djalë nga Fieri. Kam folur në telefon disa herë me të. Fola dhe atë ditë që ika për në Fier”, - ka thënë për oficerët e policisë gjyqësore e marrë në pyetje në prani edhe të një psikologeje, vajza pasi është gjetur nga policia. Sipas policisë, në dëshminë e saj e reja pretendonte se nuk i kishte pëlqyer mënyra e jetesës në familjen e prindërve të të shoqit, i cili fill pas martesës ishte kthyer në Itali. Vajza ka pretenduar se shumicën e kohës ka qëndruar në lulishte në Fier, ndoshta për të mos implikuar në hetime personat që mund ta kenë mbajtur apo strehuar. Policia shoqëroi edhe një 18-vjeçar, i cili rezulton të jetë personi me të cilin ishte njohur Erlinda dhe tek i cili ajo kishte shkuar. “Jemi ‘gjetur’ në gazetë”, - ka thënë i riu, i cili ka shtuar se Erlinda gjatë bisedave në telefon i kishte deklaruar se ishte beqare dhe se nuk i kishte prindërit, të cilët i kishin vdekur në një aksident. “Më ka marrë në telefon dhe kam dalë ta pres në Fier ditën që ka ardhur”, - ka vijuar në dëshminë e tij i riu në polici. Ai nuk ka pranuar t’i ketë bërë premtime për martesë apo për t’u larguar jashtë vendit vajzës, për të cilën ka deklaruar se “e kam thjesht shoqe”.
Telefoni
E kanë mbajtur gjatë gjithë kohës mbyllur, madje edhe për të folur me të shoqin Valmir Picaku në Itali, mund ta bënte vetëm me anë të telefonit të vjehrrës, Tinës, apo telefonit të kunatës. Policia është gjetur në vështirësi fillimisht për faktin se familjarët deklaronin se Erlinda e zhdukur nuk kishte as telefon. U desh të pyeteshin fëmijët e kunatit të saj, me të cilët ajo kishte raste të flinte në darkë, që kanë treguar se Erlinda mbante një telefon të fshehur. Më vonë është mësuar se telefonin ajo ia kishte vjedhur vëllait, numrin e të cilit ka mbajtur edhe ditën e largimit. Policia është ndihmuar nga një i afërm i Erlindës në Greqi, për të gjetur numrin e ri të telefonit të saj, me anë të të cilit është lokalizuar dhe kontaktuar.
(d.b/GSH/BalkanWeb)