Part-Time aplikimet shtyhen deri me 19 nentor

MASH fituesit do te publikohen ne 23 nentor. Fituesit e A2-it dhe A3-it nuk kane te drejte te aplikojne
Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur te shtyje afatin e aplikimit per programet e studimit me kohe te pjesshme. Nepermjet nje udhezimi MASH ka urdheruar vazhdimin e aplikimeve ne fakultete deri me date 19 nentor. Sipas udhezimit te meparshem regjistrimet duhej te mbylleshin me date 6 nentor por numri i madh i aplikimeve ka shtyre edhe afatin e regjistrimeve.
Ne kete menyre edhe afati i shpalljes se fituesve eshte shtyre per ne 23 nentor. Fituesit do te kene dy dite kohe per te kryer regjistrimet te cilat do te behen prane sekretarive gjate datave 25-27 nentor. Ashtu sikunder ka ndodhur edhe ne vitet e meparshme kriteri i perzgjedhjes ne ato dege ku ka nje numer te madh regjistrimesh eshte mesatarja.
Ne udhezimin e MASH-it gjithashtu thuhet se nuk kane te drejte per te aplikuar ne nje program studimi e kohe te pjesshme kush ka rezultuar fitues gjate dy fazave te pranimit ne universitete ne deget me kohe te plote. Per te evituar nje dukuri te tille MASH ka urdheruar qe emrat e fituesve te shkojne ne APRIAL ku edhe do te behet verifikimi.
Dokumentet
Dosja qe kandidatet duhet te paraqesin prane fakulteteve per tu regjistruar duhet te permbaje deftesen e pjekurise se shkolles se mesme ne mungese te saj nje fotokopje te noterizuar dokument identifikimi karte identiteti ose pasaporte te shoqeruar me kopje dy fotografi mandat arketimi per tarifen e regjistrimit prej 1500 lekesh ne nje nga bankat e nivelit te dyte si dhe nje deklarate qe verteton se aplikanti nuk ndjek ndonje program tjeter studimi me kohe te plote apo te pjesshme.
Per ata aplikante qe kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit dhe kerkojne te vazhdojne studimet ne universitetet publike shqiptare vec dokumenteve te mesiperme duhet te dorezojne edhe nje dokument qe verteton ekuivalentimin e diplomes se huaj.
er kete vit Keshilli i Ministrave ka miratuar 8130 kuota per studime me kohe te pjesshme ku 6504 studente do te nisin studimet me kohe te pjesshme per here te pare dhe 2106 te tjere do te kene mundesi te ndjekin nje fakultet te dyte.
Sipas vendimit te qeverise te 8130 kuotat e miratuara per studimet me kohe te pjesshme do te ndahen sipas nje raporti 80 me 20. Sipas kesaj ndarje 80 e kuotave u perkasin pranimeve te reja per programet e studimi te ciklit te pare me kohe te pjesshme dhe 20 pranimeve te reja per programet e dyta te studimit. Programi i studimit qe do te mikprese me shume studente eshte drejtesia ne kete dege jane miratuar 300 kuota.
Ndersa programi i dyte me me shume kuota eshte Infermieria e Pergjithshme ku do te ndjekin studimet 230 studente. Per deget e fakultetit te Ekonomise Administrim Publik dhe Administrim Biznes jane miratuar perkatesish nga 200 kuota.