Pensionet, mënyra e re e llogaritjes
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje koeficientet e indeksimit të pensionit, çka mundëson llogaritjen e shumës së të ardhurave për pensionistët në çastin që dalin në pension. Koeficientet janë prej vitit 1994 deri në vitin 2007. Ligji për sigurimet shoqërore përcakton se në çastin që dikush del në pension, atëherë ai duhet të zgjedhë pagën e 2 viteve rresht në 5 vitet e fundit, mesatarja e së cilës, përcakton edhe shumën që do të marrë.
Skema
Duke qenë se kjo shumë ndikohet nga inflacioni i përvitshëm, atëherë paga e një viti indeksohet me koeficientin përkatës, në mënyrë që rezultati të jetë sa më real. Kështu, nëse dikush zgjedh dyvjeçarin 2002-2003 për të nxjerrë shumën mesatare të pensionit, atëherë paga e tij në ato vite do të shumëzohet me të gjithë koeficientet prej vitit 2003 deri në vitin 2007, duke nxjerrë rezultatin.
Për këtë arsye koeficienti për vitin 2007 është 1, pra duke mos e ndryshuar aspak vlerën e pagës të atij viti, ndërkohë që për vitin 2002 është 1.09 për shkak të presionit inflacionit që ekzistonte në atë vit. Nëse dikush do të zgjidhte pagën e vitit 2002, si pagë reference për pensionin, atëherë, paga e atij viti do të shumëzohej me 1.4245, që është shumëzimi i të gjithë koeficienteve prej vitit 2002 në vitin 2007.
Vendimi
“Në bazë të llogaritjeve, rezulton se kontributi mesatar vjetor, për një kontribuues në vitin 2007, është 86.471 lekë, ndaj 83.667 lekë, që ishte në vitin 2006, pra me një rritje 3.35 për qind. Për efekte kalkulimit fillestar të pensionit, duke pasur parasysh faktin se për vitin e kaluar, nga 2.3% që dilte sipas llogaritjeve, për efekt rrumbullakimi, koeficienti është vendosur 2, për këtë vit indeksi propozohet të jetë i plotë 4 për qind”, – përcaktohet në relacionin e ministrit të Financave.
“Duke pasur parasysh koeficientin e llogaritur si më sipër për të gjithë personat që kanë dalë dhe do të dalin në pension nga 1 janari i vitit 2008 e në vazhdim, pagat mbi të cilat janë derdhur kontributet nga 1.1.1994 dhe deri në momentin e lënies së punës, si edhe pagat referuese që i përkasin periudhës së sigurimit para datës 1.1.1994, do të rivlerësohen radhazi, duke i shumëzuar edhe me koeficientin e vitit 2007”, – përcakton vendimi.
Viti Koeficientet
2007 1.00
2006 1.04
2005 1.02
2004 1.12
2003 1.10
2002 1.09
2001 1.14
2000 1.07
1999 1.09
1998 1.05
1997 1.22
1996 1.09
1995 1.37
1994 1.32