Part-time, fituesit te historia, gjeografia e gjuhë-letërsia
01/11/2011 Kandidatët e pranuar në studimet me kohë të pjesshme për fakultet të parë dhe të dytë
Komisionet e ngritura pranë çdo departamenti në fakultetet publike kanë detajuar tashmë listën e kandidatëve fitues që do të pranohen në ciklin e studimeve part-time për vitin e ri akademik 2011–2012. Në tabelat bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e studentëve fitues “Bachelor”, sistemi part-time për degët histori, gjeografi dhe gjuhë-letërsi për vitin e ri akademik në Fakultetin Histori-Filologji. Duke filluar nga dita e sotme do të çelen dhe procedurat e regjistrimit të fituesve në programet përkatëse. Studentët fitues duhet të paraqiten në sekretarinë mësimore për regjistrimin përfundimtar me dëftesën origjinale të shkollës së mesme nga data 1 nëntor deri më datën 10 nëntor 2011, ndërsa të gjithë studentët që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve e kohë të pjesshme si fakultet i dytë, krahas dëftesës origjinale të shkollës së mesme do të duhet të dorëzojë edhe origjinalin e diplomës ku ka krye studimet e larta si fakultet i parë. Në këtë fazë regjistrimesh kandidatët e përzgjedhur nuk do të paguajnë asnjë tarifë financiare përveç kostos vjetore të shkollimit, e cila do të shlyhet pas nisjes së studimeve. Po ashtu janë udhëzuar të gjitha sekretaritë mësimore të fakulteteve që kanë bërë regjistrimet për aplikimet në këto programe që për të gjithë kandidatët që nuk janë përfshirë në listat e fituesve të rikthejnë mbrapsht dokumentet e dorëzuara gjatë konkurrimit. Studentët që nuk janë shpallur fitues të paraqiten në sekretari për sqarime të mëtejshme.
Lista e plotë e studentëve fitues (Bachelor), të sistemit part-time për degët Histori, Gjeografi dhe Gjuhë -Letërsi për vitin akademik 2011-2012. Studentët fitues duhet të paraqiten në sekretarinë mësimore për regjistrimin përfundimtar me dëftesën origjinale të shkollës së mesme nga data 1 nëntor deri më datën 10 nëntor 2011. Ndërsa ata që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve me kohë të pjesshme si fakultet i dytë, krahas Dëftesës së Pjekurisë duhet të dorëzojnë edhe origjinalin e diplomës së shkollës së lartë që kanë kryer më parë. Të pakënaqurit, që nuk janë përfshirë në listat e fituesve mund të paraqiten në sekretaritë mësimore të fakultete përkatëse për të tërhequr dosjen me dokumentet e dorëzuara gjatë fazës së konkurrimit. Procesi mësimor në studimet me kohë të pjesshme, ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht pritet të iniciojë pas dy javësh.