E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qasje të ndryshme për dy fenomene sociale

Nga Luan Kurti

Homoseksualizmi në ditët e sotme po mëton të na paraqitet si orientim seksual i ndryshëm, si shprehje diversiteti në një shoqëri plurale të çliruar nga tabutë, paragjykimet, besëtytnitë, nëmat, ku të veçantat janë pjesë e mozaikut të madh dhe duhen trajtuar me delikatesë; një prirje dhe realitet që duhet pranuar dhe respektuar, si qasje emancipimi dhe moderniteti. Dhe pa as më të voglën droje apo hezitim po kërkohet legalizimi i tyre, marrja e statusit social jo vetëm në mënyrë ligjore, por edhe publike. Dikush tenton të thotë se homoseksualizmi është tepër i vjetër në ishoqërinë njerëzore dhe shprehja e habisë, e mospëlqesës dhe kundërshtisë nga individë apo grupe të caktuara shihet e pavend, tregues i shoqërive të mbyllura, hermetike, përjashtuese, e sistemeve totalitare të cilëve u ka kaluar koha. Vetvetiu mendja të shkon në një tjetër kategori sociale, apo grup minorance i pazëshëm, tek ato që përbuzshëm klasifikohen prostituta, për të cilat legjitimiteti nuk është i lidhur domosdoshmërisht me respektin. Dhe fenomeni, veprimtaria, zeja është po kaq, në mos më e vjetër. Pothuaj jemi në një mendje kur cilësojmë se kjo është plaga e çdo shoqërie, shprehje e pamundësive për të krijuar kushte sociale të njëjta dhe në këmbim të pafuqisë tonë për të ndryshuar këtë realitet që buron nga padrejtësi historike të caktuara, vetëm mundohemi ta kontrollojmë, ta vëmë në shina, të krijojmë njëfarë imuniteti dhe pavarësie shëndetësore dhe në logjikën e ekonomisë së tregut tu kapitalizojmë taksat. Në njëfarë mënyre ato të përgojuarat, të shenjuarat me gisht nga ne (të ndershmit, të panjollët, të virtytshmit!!!), keqtrajtohen, shfrytëzohen mu si kafshë pune, për të cilat fjala dinjitet është e tepërt, e panevojshme. Dhe kur shumë syresh bëhen objekt keqtrajtimesh, përdhosjesh, madje edhe vrasjesh makabre, indiferenca, mospërfillja është tipari ynë themelor.

Askush smund të më thotë se një femër që del në rrugë apo përfundon në këtë derexhe, e bën këtë nga një lajthitje, nga pasioni i çmendur, apo ngaqë është aventuriere e lindur, duke mohuar rrethanat familjare, statusin social dhe ekonomik! Ato apo dhe ata që shkojnë për qejf janë tjetër kategori, tjetër shtresë, përgjithësisht kanë një status ekonomik dhe shoqëror të garantuar që ua mundëson ruajtjen e fshehtësisë, anonimatin; ose thënë ndryshe në rastin më flagrant ja hedhin pa u lagur… Por për tu kthyer tek thelbi i problemit, kush është më i ndyri, më i paskrupullti, më i pashpirti, prostituta apo ai që kërkon favore seksuale për shkak të parave dhe pushtetit që zotëron, prostitutat apo protektori, një specie hibride midis të pasurve dhe të varfërve, një lloj dembelhaneje klasik, i papunë i licencuar, një tip oriental i barazvlefshëm nga funksioni me sejmenin, tagrambledhësin apo bashibozukun që shfrytëzon hapësirat boshe ku muskujt, shtazëria, brutaliteti, rivalizojnë, sfidojnë ligjin me miratimin tonë të heshtur?… Natyrisht parë në këtë këndvështrim një femër e tillë është për ti qarë hallin, për tu dhimbsur, për tu mishëruar, pasi ka braktisur ëndrrat, dëshirat, kërkesat për jetën dhe është kthyer në një mall tregu, ku cilësia dhe shërbimi i ofruar nuk i përgjigjen aspak çmimit, janë në raport të zhdrejtë, duke krijuar diskriminim dhe defiçensë ndjenjash, cilësish, virtytesh moralePo të bëjmë një paralelizëm, një prostitute ofrohet nga halli, nga nevoja, një homo, ofrohet nga dëshira, nga instinkti, nga një nevojë, shtysë e brendshme, apo nga?!! Të parat duan të bëjnë para, të kenë një jetë më të sigurt, të blejnë të ardhmen, të dytët thuhet se kanë para dhe kërkojnë të legjitimohen, të shesin modelin, përtej pritshmërive dhe nevojave të shumicës. Në librat e shenjtë si homoseksualizmi dhe prostitucioni cilësohen si sjellje të padenja, të papranueshme, por gjithsesi askujt nuk i mohohet falja e mëkateve dhe rikthimi tek e mira, tek e moralshmja. Kurse shkenca mjekësore ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për çështjen e homoseksualizmit, nëse është prirje e lindur, një mutacion, apo sjellje devijante shoqërore e diktuar në rrethana të caktuara. Sidoqoftë ajo nuk është riprodhuese, shkon kundra natyrës dhe krijon një disporpocion me socialen. Kjo sdo të thotë se duhet asgjësuar, humaniteti e ka kapërcyer prej shekujsh këtë handikap, e ka njohur, e ka lejuar të jetë i pranishëm, të vetëpërmbushet, por në një marrëveshje fjale të pashkruar ka kërkuar të mos i përzihet nëpër këmbë, të mos ia pushtojë hapësirën publike, ti diktojë kushte dhe status special, nga të cilat pakica apo komunitete të tjera kanë qënë të përjashtuar, të mos i shes apo imponojë modelin. Shteti, kushtetuta, ligji, janë struktura, shprehi, nocione të dala nga marrëveshje kolektive, ku individët dorëzojnë apo humbasin pjesë të identitetit, unit të tyre biologjik për hir të rregullit, të balancës, mirëkuptimit për përfitime afatgjata të cilat sigurojnë vazhdimësinë, prosperitetin e racës apo gjinisë. Nëse unë do të kisha një fëmijë të tillë natyrisht nuk do ta abandonoja, nuk do ta vrisja (ZOTI na ruajt!), por do përpiqesha ti falja sa më shumë dashuri, ta shkolloja, ti plotësoja nevojat, të bëja detyrën e prindit, por ju siguroj se në heshtje do të vuaja pafuqinë time për ti ndryshuar gjërat, do brengosesha dhe këtë do ta merrja si një të keqe të fatit, si një sprovë që mu vu përpara dhe për të cilën sduhet të fajësoj askënd.

Shumë personalitete, intelektualë të njohur thuhet se do mbështesin parakalimin e LGBT-ve. Në një shtet demokratik kjo është normale. Por ky zell kontraston me kauza të tjera më të rëndësishme, të përditshmërisë, të së sotmes dhe së ardhmes, me mungesën e rolit përfaqësues, dhe kësisoj lë një hije dyshimi. Por sidoqoftë mund tia fillosh nga kreu për të dalë në fund, mund ta fillosh nga fundi për të dalë në krye, mund tia nisësh nga para apo nga prapa, kjo është zgjedhja e lirë e gjithsecilit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›