E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Reformiste ORA bashkohet me LDK-në

Partia Reformiste ORA ka vendosur të bashkohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Drejtuesit e saj në një konferencë për shtyp thanë se ky vendim është marrë dje në Kuvendin e punës së Partisë Reformiste ORA, pasi kishte shqyrtuar dy propozime: vazhdimin e funksionimit në formën ekzistuese dhe bashkimin me LDK-në. "Pasi shumica e degëve ishin dakorduar që të bëhet bashkimi me LDK-në, përpos degës së Gjilanit dhe Gjakovës, të cilat ishin për opsionin e parë. Dega e Gjilanit mori pjesë në votim, ndërsa nga dega e Gjakovës vendosën të tërhiqen nga Kuvendi i punës duke mos e shprehur të drejtën e tyre në procesin e votimit", u tha në konferencën e sotme për media. Pas përfundimit të procesit të votimit dhe njoftimit të rezultatit nga Komisioni Zgjedhor, me shumicë votash u mor pëlqimi i kuvendarëve për bashkimin me LDK në dhe u autorizua formimi i komisionit nga kryesia qendrore për bisedime me LDK-në. Kuvendi pasoi pas konsultimeve e analizave të gjata dhe të shumta nëpër strukturat e degëve, Këshill të Përgjithshëm, Kryesi etj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›