Partia Republikane ndez motorët e përgatitjes për fushatën elektorale
27/02/2009 Brenda marsit kandidatët për anëtarë të komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve
Partia Republikane brenda muajit mars do të përgatisë listat e kandidatëve të anëtarë të komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Vendimi u morr ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së përgjithshme të PR-së, ku morën pjesë edhe kryetarët e asambleve rajonale dhe kryetarët e degëve të rretheve të kësaj partie. Kryetari i republikanëve Fatmir Mediu ka nënvizuar bashkëpunimin me aleaten tradicionale: Partinë Demokratike. Sipas tij, PR-ja është pa dyshim forca e dytë politike pas PD-së, dhe kjo reflektohet qartë në të gjitha qarqet me diferencë të theksuar. Sipas tij, kjo përbën një bazë shumë pozitive për ndërtimin dhe funksionimin e koalicionit me Partinë Demokratike. Kryerepublikani Mediu u shpreh se marrëdhëniet konkrete elektorale si dhe veprimi politik në këto zgjedhje ngelen për t’u përcaktuar së shpejti. “Ne jemi partia e dytë dhe duhet t’i konsiderojmë këto zgjedhje vendimtare për PR-në dhe të djathtën për të pasur edhe një mandat të dytë qeverisjeje, në rrugën e reformave të suksesshme, forcimin e shtetit ligjor dhe vazhdimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat e ndërmarra nga koalicioni qeverisës. Këto zgjedhje do të jenë vlerësuese për punën e bërë gjatë qeverisjes së këtyre katër vjetve”, - tha ai. Nga ana e tij presidenti i nderit të Asamblesë Kombëtare Sabri Godo përmendi rëndësinë e organizmit për të përballuar me sukses fushatën elektorale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe përcaktoi afate kohore lidhur me kandidaturat e për anëtarët e KZAZ-ve, në respektim të afateve të Kodit Zgjedhor. Takimi i anëtarëve të kryesisë me krerët e asambleve rajonale dhe kryetarët e degëve të rretheve mbylli procesin e propozimit të kandidaturave për deputet nga degët. Kryesia e Partisë Republikane do të analizojë dhe vlerësojë përfundimisht këto propozime, për të marrë një vendim të plotë në asamblenë kombëtare gjatë tri javëve të ardhshme.