E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria dërgon për gjykim Pajën, plagosi policin

27/02/2009  Kishte ikur nga burgjet italiane

TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit Ilir Paja, i cili akuzohet për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armë mbajtjes pa leje”. Ai ishte arratisur edhe nga burgjet italiane. Nga hetimet e kryera për procedimin penal nr. 28 ka rezultuar e provuar se i sipërpërmenduri, është autor i plagosjes së efektivit të policisë së Tiranës Bledi Haxhimali. Nga goditja e tij me makinën që drejtonte i pandehuri Ilir Paja, efektivit të policisë i janë shkaktuar dëmtime të rënda, të cilat sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë për jetën në momentin e shkaktimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 mars 2008 ku rreth orës 10:00 në afërsi të farmacisë nr. 10 Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›