Partia Socialiste, bojkot seancës së parë të Kuvendit
Bojkoti i Grupit Parlamentar të PS-së do të vijojë deri në shtator
Shaban Sulçe
Partia Socialiste do të bojkotojë seancën e parë të Kuvendit të ri. Grupi Parlamentar socialist do të mungojë në seancën parlamentare të 7 shtatorit në shenjë proteste ndaj asaj që selia rozë e quan maskaradë zgjedhore të 28 qershorit. Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se mungesa e Grupit Parlamentar do të vijojë edhe në seancën ku do të bëhet votimi i qeverisë së re, për të vijuar deri në fund të muajit shtator, kohë në të cilën është parashikuar të publikohet raporti i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Bojkoti
Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste pritet që të zyrtarizojë vendimin e Asamblesë Kombëtare për ta shpallur të paparanueshëm rezultatin e 28 qershorit për shkak të manipulimeve dhe deformimeve të ndodhura para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Duke e konsideruar rezultatin të papranueshëm, Partia Socialiste do të ndërmarrë disa hapa bojkotues në shenjë proteste ndaj manipulimeve të ndodhura. Për këtë arsye Grupi Parlamentar nuk do të jetë në seancën e parë të Parlamentit, duke qëndruar në të njëjtën linjë me vendimin e Asamblesë dhe vendimin e pritshëm të Kongresit, që e konsiderojnë Parlamentin me legjitimitet të cunguar. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me seancën kur do të votohet krijimi i qeverisë së re, ku deputetët socialistë do të mungojnë duke respektuar vendimin e PS-së për mosnjohjen e legjitimitetit të qeverisë së re. Bojkoti i PS-së do të vijojë deri ditën kur OSBE-ODIHR-i do të japë vlerësimet për procesin zgjedhor në Shqipëri.
Raporti
Në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste pritet të publikohen pjesë të raportit të hartuar që përmban të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha manipulimet që ndodhën në procesin zgjedhor të 28 qershorit. Këtë raport selia rozë e ka dërguar edhe pranë misionit të OSBE-ODHIR-it, si dhe institucioneve të tjera të rëndësishme perëndimore, të cilat kanë monitoruar procesin zgjedhor në Shqipëri. Partia Socialiste shpreson që pjesë të raportit të saj të dokumentuar me shkeljet, të përfshihen në raportin përfundimtar që do të publikojë OSBE-ODHIR-i për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, raporti i OSBE-ODHIR-it do të publikohet me shumë muaj vonesë. Interesant është fakti gjithashtu se ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, reagimi i faktorit ndërkombëtar ndaj fituesit ka qenë shumë i pakët. Shumë pak kancelari perëndimore i kanë dërguar mesazh urimi kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet e 28 qershorit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për udhëheqësit e shtetit, ndërkohë që ata pak politikanë të huaj që e kanë uruar Berishën për fitoren, në të shumtën e rasteve kanë qenë miq personalë të tij.
Ndoka: “Rama duhet të rizgjidhet në krye të Partisë Socialiste”
Një ditë përpara Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së, kryetari në detyrë Edi Rama merr inkurajim për kandidimin edhe nga kreu i një partie të djathtë. Ka qenë kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ai që e ka cilësuar domosdoshmëri rizgjedhjen e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Ndoka tha se Edi Rama është figura dhe personaliteti i vetëm politik, i cili mund të bëjë një opozitë të fortë ndaj kryeministrit bolshevik Sali Berisha. Sipas Ndokës, Partia Socialiste ka detyrën madhore të jetë pasqyra reale e qeverisë në kushtet kur pluralizmi parlamentar është zhdukur për shkak të sistemit zgjedhor. Duke folur për fatin politik të PDK-së, tashmë të mbetur jashtë Parlamentit, Ndoka mohon mundësinë e shkrirjes me Partinë Demokratike apo me ndonjë forcë tjetër politike. Sipas tij, alternativa demokristiane është e domosdoshme për vendin.
29 Gusht 2009