E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste hyn sot në kuvend, a do të kërkojë falje Edi Rama nga jashtë...?

05-09-2011 / Gazeta 55

Partia socialiste pritet që të marrë sot vendimin për të korrigjuar gabimin dy vjeçar të kryetarit Edi Rama dhe të politikës dy vjeçare të tij, duke pranuar se të gjitha vendimet apo misionet e ndërmarra pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009 kanë qenë të gabuara. Sot grupi parlamentar socialist do të mblidhet për të formalizuar dhënies fund të bojkotit të stërzgjatur parlamentar.
Fakti që deputetët socialistë pritet që të marrin një vendim të tillë provon që bojkoti parlamentar ka qenë i gabuar.
Vendimi për t’i thënë jo ligjeve të rëndësishme, si Gjykata Administrative, Kodi Rrugor, Penal e Civil ka dëmtuar direkt qytetarët shqiptarë. Ekstremi politik i Edi Ramës mbyllet sot, me lënien pas katër të vrarë në Bulevardin  “Dëshmorët e Kombit” dhe me lënien e Shqipërisë jashtë proceseve integruese, me shtyrjen e vendimit të Brukselit për dhënien e statusin kandidat për shkak të trazirave që Rama solli në vend.
Bojkoti i PS-së, mbyllet me kosto për politikën sepse Edi Rama e futi atë në krizë, një krizë që rezulton e pavlerë me vendimin që do të merret të hënën. Fakti që socialistët rikthehen në kuvend të hënën nxjerr në pah verdiktin e marrë të selisë rozë dhe kushtëzimin e saj me institucionet që i kushtoi asaj dhe humbjen e thellë të 8 majit. Kthesa politike tregon verdiktin e gabuar të Edi Ramës që e mbajti partinë socialiste për dy vjet me radhë në veprimtari ekstreme të paparë ndonjëherë në historinë e saj, të ndërmarra vetëm për të justifikuar qëndrimin e Ramës në krye të partisë Socialiste pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Ndryshimi i kësaj linje pritet të ndryshojë sot.
Por, ndërsa kryeqyteti analizoi politikën e publikut shqiptar, mbetet nëse PS-ja të kërkojë ndjesë publike për të, për strategjinë e gabuar të saj dhe koston për atë vetë, por edhe për shqiptarët dhe gjithë Shqipërinë.
A do t’i kërkojë Edi Rama falje partisë së tij që e futi në qorrsokak?
A do t’u  kërkojë falje deputetëve si Ben Blushi, Kastriot Islami, Andis Harasani, Arben Malaj e Marko Bello të cilët e thanë që para dy vjetësh se linjën e qëndrimit të  partisë e përcaktuar nga vetë Rama nuk ishte ajo e duhura dhe që për këtë arsye u etiketuan larg njerëzve të Ramës si njerëzit e Berishës?
Po të hënën kur Edi Rama të kërkojë futjen e partisë socialiste në Parlament a do të ketë ndonjë deputet të grupit parlamentar socialist që do t’i thotë atij hapur se me këtë veprim ai po tregon se është njeriu i Berishës?
A do të këtë përgjegjës në partisë socialiste për këto qëndrime të gabuara? 
Në perëndim një lider i tillë minimumi do të kishte deklaruar largimin nga politika por Edi Ramës i duhet të paktën t’u kërkojë falje deputetëve të tij si dhe gjithë shqiptarëve që vuajtën pa faj radikalizmin e një force të madhe politike. Duhet t’u kërkojë falje të gjithë grupit parlamentar që e përdori për të lënë Partinë Socialiste jashtë Parlamentit dhe që po e përdor gjithashtu për ta futur në parlament para se të marrë vendimin e tyre, sepse Edi Rama ashtu sikurse nuk e pyeti grupin parlamentar për ta lënë pa rroga dhe jashtë dyerve të kuvendit nuk e pyeti as për ta futur atë në Kuvend.
Vendimin për të ndërprerë bojkotin ai e ka marrë tashmë, siç e bëri të ditur edhe gjatë takimit me një ambasador këtë javë. Mbledhja e së hënës e grupit parlamentar është vetëm një formalitet që nuk tregon gjë tjetër përveç faktit që Rama i konsideron deputetët e tij si një manekin që kur do i lë pa punë, e kur do i përdor si gomë lapsash për të korrigjuar gabimet e tij e tij politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›