E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste kembengul per te mos votuar ne 6 gusht

Partia Socialiste po përdor çdo justifikim për të mos dhënë votën pro ndryshimeve kushtetuese për kufizimin e imuniteti në 6 gusht. Pas apeleve të shumta të mazhorancës por edhe të gjithë faktorit ndërkombëtar në Shqipëri, socialistët dolën këtë të enjte me variantin se data 6 gusht nuk është vendosur konsensualisht dhe sipas sekretarit ligjor të PS-së Fatmir Xhafa kryeministri kërkon që ndryshimet t’i bëjë me forcë e ultimatum, dhe kjo, sipas tij, nuk mund të pranohet.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese ne 6 gusht është një hap i domosdoshëm për marrjen e statusit kandidat në tetor nga Shqipëria. Sa i takon qëndrimit kundër të socialistëve, sekretari për çështjet ligjore Xhafa duket se në mënyrë të pavullnetshme artikuloi edhe atë që shihet si qëllimi konkret i qëndrimit të opozitës mbi këtë çështje, dëmtimi i qeverisë përmes dështimit të marrjes së statusit kandidat.
Xhafa thotë se Partia Socialistë nuk është kundër amendamenteve për kufizimin e imunitetit por nuk ka dhënë miratimin e vet për draftin në tërësi dhe duket se ky qëndrim do të mbahet nga selia rozë edhe në datën 6 gusht. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›