Meta Opozita te votoje imuniteti ceshtje e rendesishme per integrimin
Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje sërish sot lidershipit socialist që të votojë në 6 gusht për heqjen e imunitetit.
Kur kanë mbetur dhe pak ditë deri në seancën parlamentare e vendosur me konsensus nga të gjitha palët në Konferencën e Kryetarëve për të votuar mbi ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqëtarëve, sa vijnë e intensifikohen apelet e përfaqësuesve politikë në adresë të lidershipit socialist për të mos u bërë pengese për bllokimin e statusit e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Kështu në kuadër të këtyre thirrjeve nuk kanë munguar dhe deklaratat zyrtare pothuajse të përditshme nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Ne vlerësuam konsensusin për Kodin Zgjedhor dhe duke u nisur nga fakti se LSI është e vendosur të plotësojë të gjitha kërkesat që e çojnë vendin në BE, i bëjmë apel opozitës që të votojë për imunitetin, pasi ajo është një çështje e rëndësishme për integrimin”, u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta.