Partia Socialiste paralajmëron braktisjen e KQZ-së
"PS e dënon KQZ e kthyer në një vegël qorre të pushtetit të Berishës dhe paralajmëron braktisjen e tij, në rast se zoti Ristani do ta përsërisë gjuhën rrugacërore në drejtim të PS” u shpreh zëdhënësja e PS.
TIRANE- Partia Socialiste paralajmëron braktisjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si reagim ndaj sjelljes së kreut të këtij institrucioni gjatë mbledhjes së paradites në drejtim të Partisë Socialiste. Sipas zëdhënëses së selisë rozë, KQZ është kthyer në një vegël në duart e kryeministrit Berisha.
“Të gjithë ata që kanë ndjekur sot KQZ , kanë mundur të shohin dhe dëgjojnë sjelljen dhe gjuhën rrugaçërore të kryetarit të KQZ Arben Ristani në adresë të Partisë Socialiste.
PS e dënon publikisht këtë KQZ të kthyer në një vegël qorre të pushtetit të Sali Berishës dhe paralajmëron braktisjen e tij, në rast se zoti Ristani do ta përsërisë këtë turp të pashembullt që bëri sot” theksoi zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj.
Partia Socialiste ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të LSI, duke thënë se u shndërrua në patericën e Berishës , për të ngritur një pushtet që nuk do të ekzistonte pa tradhëtinë e tij.
“Ky është një rast tjetër për t’i thënë Ilir Metës, të të vijë turp që me votat e atyre që e rrëzuan Sali Berishën në 28 qershor, u bëre paterica e tij. Dhe garant i horrllëkut të një pushteti që sot s’do ishte më po të mos qe tradhtia jote ndaj atyre që të besuan symbyllur kur të dhanë votën për të larguar Sali Berishën” theksoi Imeraj.
Ndërkohë KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e socialistëve për qarkun e Fierit.
(e.n/Balkanweb)