Tatimet, numër të gjelbërt për evazionin fiskal
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve numrin e gjelbërt (0800 14 14), ku mund të denoncojnë rastet e evazionit fiskal. Projekti është realizuar në bashkëpunim me USAID.
TIRANE- Të gjithë bizneset dhe qytetarët mund të denoncojnë rastet e evazionit fiskal dhe shkeljet e tjera në numrin e gjelbërt (0800 14 14). Numri është vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe synon uljen e shkallës së evazionit dhe akteve korruptive. Denoncimet mund të bëhen nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe në numrin e gjelbërt do të përgjigjet një punonjës i administratës tatimore.
“Të denoncohet çdo lloj rasti të evazionit fiskal që qytetarët shohin. Ne me këtë numër i afrojmë qytetarët, të cilët kur shohin tatim pagues të certifikuar nga shteti shqiptarë të thyejnë ligjet në marrëdhënie me publikun, duke filluar që tek deformimi i çmimeve, deformimi i faturave të shitjes, mos lëshimi i faturave të shitjes të mos hezitojnë të denoncojnë në numrin e gjelbërt e vendosur në dispozicion” – u shpreh Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Artur Papjani.
Projekti i administratës tatimore për vendosjen në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbërt është vendosur në bashkëpunim me USAID-in. Identifikimi i personit që jep informacion për evazion fiskal apo aktet korruptive nuk është i detyrueshëm. (a.r/news24/balkanweb)