Partia e Ballit Kombëtar,përkujton pavarësinë e Kosovës
Në përkujtim të shpalljes së pavarsisë së Kosovës Partia e Ballit Kombëtar Demokrat organizoi një takim për të kujtuar këtë ditë historike në historinë e kombit tonë. Kryetari i kësaj partie Artur Roshi u shpreh për një bashkëpunim midis Shqipërisë dhe shtetit të ri në nivel ekonomik, arsimor dhe politik. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Ballit Kombëtar Agim Bardhi tha se tradita e të dyja vendeve duhet që të trashëgohet edhe në të ardhmen. Në shenjë respekti të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi mbajtën një minutë heshtje nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar.