Arsimi - prioritet kryesor për qeverinë
15/02/2009 Kryeministri Berisha për universitetet
“Dua të garantoj universitetet private se, në rast se ata aktualisht përballen apo mbulojnë rreth 12 % të arsimit të lartë, do të bëjë çdo përpjekje që vitet që vinë, natyrisht nëse shqiptarët do të votojnë këtë mazhorancë, që kjo përqindje të shkojë drejt barazisë dhe tejkalimit", - u shpreh dje Kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të parë në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, Berisha vlerësoi se diplomimi i këtyre studentëve me diploma të nivelit evropian është një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar. “Kjo përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme e më pozitive për arsimin shqiptar. Gjithashtu kjo është një ditë kuptim plotë, sepse kjo arritje u bë e mundur nga sektori privat i arsimit”, - u shpreh Kryeministri. Berisha nënvizoi se për këtë qeveri arsimi ka përbërë dhe do të përbëjë përparësinë më madhore. “Sot në Shqipëri funksionojnë rreth 10 universitete publike dhe po kaq edhe private”, - tha Berisha. Më tej ai u shpreh se jetojmë në një kohë globale dhe asgjë më jetike dhe më e domosdoshme sesa përballja globale e problemeve tona nuk ka dhe nuk mund të ketë. “Për qeverinë time arsimi ka përbërë dhe do të përbëjë përparësinë më madhore. Ky shekull ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër do të jetë shekulli i arsimit dhe arsimimit. Ky shekull do të jetë reforma e thellë e këtij sistemi, që do të luajë një rol përcaktues në formësimin e shoqërisë së shekullit XXI. Ndaj edhe ne arritjet e deritanishme i konsiderojmë vetëm si hapat e parë të rëndësishëm”, - tha Berisha. Sipas tij, sot në Shqipëri ka 30 studentë për 1000 banorë, por krahasuar me vendet e zhvilluara të Evropës vetëm 10 % e të punësuarve janë me arsim të lartë, ndërkohë që për vendet e zhvilluara kjo statistikë është mbi 20 %.