S’kam informacione nga Prokuroria
15/02/2009 Ministri i Brendshëm, Nishani, vlerëson luftën antikorrupsion dhe bashkëpunimin me Ramën
Qeveria propozon amendamente për ndryshimin e ligjit policinë gjyqësore
Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe rritjen e nivelit të hetimit për vepra të ndryshme penale ministri i Brendshëm Bujar Nishani kërkon nga ligjvënësit shqiptarë amendimin e ligjit “Për Policinë Gjyqësore”. Me këtë ndërhyrje theksoi domosdoshmërinë që ka përfshirja e plotë në procesin e hetimit edhe të Policisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore. Numri një i Ministrisë së Brendshme e paraqiti propozimin e tij gjatë seancës dëgjimore që Kuvendi zhvilloi dje me njësinë parlamentare antikorrupsion për arritjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, në prezencë edhe të kryetarit të Organizatës Botërore Parlamentare Xhon Uilliams.
Konkluzionet
Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës natyrshëm kanë ndarë mendime të kundërta për sa u takon realizimeve që qeveria shqiptare ka bërë në kuadër të luftës kundër korrupsionit. “Veprimi ndëshkues ndaj rasteve korruptive ka qenë një përkushtim i përhershëm i qeverisjes. Për këtë janë mobilizuar të gjitha forcat institucionale dhe ligjore për hetimin dhe ndëshkimin administrativ me masa disiplinore të çdo rasti të abuzimit me detyrën, ose të korrupsionit nga ana e zyrtarëve, si dhe janë kryer kallëzime penale pa asnjë hezitim për cilindo zyrtar që është përfshirë në korrupsion”, - theksoi Nishani. Por nuk ndanë të njëjtin mendim përfaqësuesit e opozitës, të pranishëm në këtë seancë. Deputeti i PS-së Blendi Klosi tha se qeveria “Berisha” ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. “Qeveria ka dështuar në reformën për administratën publike, e cila nuk është e mbrojtur nga statusi për nëpunësin civil, ashtu siç ka dështuar në marrëdhëniet me institucionet e pavarura, me të cilat Kryeministri është përplasur disa herë”, - tha ai. Referuar pyetjeve të deputetëve të mazhorancës mbi raportet e Ministrisë së Brendshme me Prokurorinë, deputeti tjetër socialist Besnik Dervishi tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve duke theksuar se jo çdo dështim duhet t’i faturohet organit të akuzës. “Korrupsion ka pasur para vitit 2005, ka pasur edhe pas tij, por nuk mund të akuzojmë prokurorinë, ne duhet ta ndihmojmë në punën e saj, si dhe ta qortojmë kur s’ka rezultate atë dhe çdo institucion tjetër përgjegjës”, - tha ai. Ndërsa Uilliams ka analizuar fenomenin e korrupsionit nëpër vende të ndryshme, si dhe ka vënë theksin te roli i Parlamentit për kontrollimin e fenomenit përmes mekanizmave të tij. “T’u shkohet deri në fund hetimeve për rastet korruptive. Ju duhet të vendosni gishtin në plagë, duket të ketë penalizime dhe emra realë”, - tha ai.
Raportet
Shqetësimit të disa deputetëve të mazhorancës për raportet e qeverisë me organin e akuzës apo mbi fatin e dosjeve të vjetra të korrupsionit, Nishani iu përgjigj me një kërkesë drejtuar ligjvënësve. “Bashkëpunimi me Prokurorinë është i mirë, por nuk kemi një shkëmbim të dukur të informacionit me të, pasi ka një hendek ligjor. Për këtë do të kërkoja ndihmën dhe konsensusin tuaj për amendimin e ligjit për Policinë Gjyqësore. Duke qenë se Policia e Shteti nuk është në varësi të Ministrisë së Brendshme, kësaj të fundit i është hequr e drejta për urdhra operacionalë. Sugjerojmë që policia të bëjë një hetim vetëm paraprak, por një hetim të plotë për të rritur edhe nivelin e hetimit”, - tha Nishani.
Rezultatet 2008
Gjatë vitit 2008 për akuzën e pastrimit janë evidentuar dhe më pas zbuluar gjithsej 190 vepra. Nga këto janë arrestuar dhe ndalur autorët e 49 veprave penale, ndërsa pjesa më e madhe e tyre (140) janë në gjendje të lirë. Gjatë vitit që shkoi janë shënuar 75 kallëzime penale për vepra korruptive për 101 subjekte policore, ku 2 roli lartë, 44 roli mesëm dhe 55 roli bazë, nga të cilët 29 të arrestuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Ilir Rusmali
“Merita e madhe e strategjisë sonë është konkretizimi i nismave antikorrupsion e mbi të gjitha parandalimi i fenomenit. Po ashtu nismat u shoqëruan edhe nga reforma administrative, ngritja e strukturave dhe teknikave të posaçme, që kanë dhënë rezultat. Ajo që duhet të diskutojmë lidhet me potencialet ende të pashfrytëzuara në Ministrinë e Brendshme e konkretisht me monitorimin e strukturave të dekoncentruara të administratës.”
Besnik Dervishi
“Çështja e korrupsionit do të mbetet për shumë kohë një problem për vendin tonë. Kjo nuk është çështje vetëm e një qeverie, ashtu si dhe sukseset rajonale nuk janë suksese të një qeverie. Prandaj mendoj se duhet të ndërtojmë sisteme perfekte. Për këtë mazhoranca duhet të bashkëpunojë me opozitën, sepse të dyja janë një dhe asnjëra nuk mund të funksionojë pa tjetrën. Ajo që më shqetëson është se nuk kemi bërë ende hapin cilësor.”