Një muaj kohë për aleancat
15/02/2009 Sistemi i ri zgjedhor
Sistemi i ri zgjedhor proporcional rajonal detyron partitë politike, që për interesat e tyre politike të përfshihen në koalicione. Ky sistem i ri zgjedhor, miratuar me një numër dërrmues votash përcakton krijimin e koalicioneve të përbëra zgjedhore. Këto koalicione do të mundësojnë përfaqësimin e partive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe duke qenë në të njëjtën sigël politike, do të kenë më shumë mundësi të marrin votat e nevojshme për t’i përfaqësuar më pas në Parlament.
Marrëveshja me PAD
Partia Demokratike dhe Aleanca Demokratike kanë hedhur hapin e parë drejt krijimit të aleancës parazgjedhore. Presidenti i AD-së, Neritan Ceka, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Sali Berisha, pas të cilit dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit. Sipas tyre, kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike.
Marrëveshja PD-PDR
Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar kryetari i demokratëve, Sali Berisha, dhe ai i demokratëve të rinovuar, Genc Pollo, nënshkruan marrëveshjen për shkrirjen e këtyre dy forcave politike. Sipas marrëveshjes, në funksion të bashkimit, degët në të gjitha rrethet nisën menjëherë shkrirjen e tyre, proces i cili eci paralelisht me zgjedhjet e reja në parti. Marrëveshja përcaktonte se bashkimit përfundonte brenda 3-mujorit të parë të vitit 2009. Tashmë mund të thuhet se shkrirja ka përfunduar tërësisht.
Kryeministri Sali Berisha do të presë në zyrën e tij aleatët në funksion të zgjedhjeve
Deri më datë 15 mars kreu i qeverisë do të takohet me krerët e forcave të djatht
Brenda datës 15 mars Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike do të përcaktojë aleancat zgjedhore, në funksion të përballjes së ardhshme elektorale të 28 qershorit. Mësohet se kreu i mazhorancës do të zhvillojë brenda një muaji takime me krerë të partive të ndryshme të djathta, me të cilët do të përcaktojë aleancën parazgjedhore, si dhe angazhimet reciproke për të hyrë në zgjedhje në formën e një koalicioni. Kryeministri Berisha ka nisur tashmë të mendojë seriozisht për bashkëpunimet dhe formimin e një koalicioni. Si rrjedhojë ai pritet t’i përcjellë së shpejti ftesat për takime krerëve të partive të djathta. Berisha nisi këtë proces dy ditë më parë, kur në zyrën tij në Kryeministri priti kreun e Aleancës Demokratike, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Neritan Ceka.
Aleatët
Pritet që me shumë siguri në dit në vijim, në zyrën e Kryeministrit Berisha të shkojnë edhe krerët e partive tradicionale aleate. I kontaktuar nga “Metropol” kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thekson se nuk është në dijeni të kësaj axhende të kreut të qeverisë dhe partisë më të madhe të mazhorancës qeverisëse. Gjithsesi Mediu thekson se republikanët dhe demokratët janë aleatë tradicionalë. “Partia Republikane ka deklaruar prej kohësh bashkëpunimin dhe aleancën e ngushtë me Partinë Demokratike”, ka deklaruar kryerepublikani Mediu. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Leondard Solis, ka deklaruar se nuk ka as më të voglën njohuri mbi përpjekjet e Berishës për të thirrur në takim lidershipin e partisë së tij dhe për më tepër t’i jetë drejtuar ndonjë ftesë e veçantë. Solis nënvizon se PBDNJ do të vendos vetë se me cilën forcë politike do të lidhë aleancë politike në funksion të zgjedhjet të ardhshme të përgjithshme parlamentare. “Vendimin do e marrim vetë dhe do ta caktojmë po vetë se me kë do të kemi bashkëpunim”, theksoi ai. Solis shprehet se këtë vendim PBDNJ-ja do e marrë më vonë, pasi të ketë bërë vlerësimet e duhura politike. Ndërkohë pritet që me shumë siguri Berisha të takohet me kreun e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat Arjan Starova, një aleat tradicional i demokratëve. Po ashtu, kreu i Qeverisë do të presë në zyrën e tij edhe kryetarin e Partisë Argraro Ambientaliste, Lufter Xhuveli, pjesë e qeverisë aktuale që pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005. Një tjetër forcë e djathtë politike që me shumë siguri do të krijojë aleancë parazgjedhore me PD-në do të jetë edhe Partia Lëvizja e Legalitetit e Ekrem Spahiut. Pikërisht PLL kanë organizuar një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në degën Krujë. Drejtuesit lokal kërkuan nga kryetari i PLL-së Ekrem Spiahiu, që renditja përfundimtare në listën e Legalitetit për qarkun Durrës të rregullohej përmes një gare të brendshme ndërmjet 13 kandidateve. Sipas PLL-së, ndonëse një gjë e tillë nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor, ata e mbështesnin këtë kërkesë në konsensusin e gjerë dhe mirëbesimin e plotë që ekziston ndërmjet kandidatëve dhe e shikonin këtë si një mekanizëm efikas, që do të ndikojë në rritjen e rezultatit zgjedhor. Vetë Spahiu ka deklaruar se Kodi i ri Zgjedhor krijon mundësinë që PLL-ja, përmes listës të menaxhojë vetë votat e saj.
Aleatët 2005
Partia Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 3 korrikut 2005 krijoi aleanca kryesisht e partitë e djathta parlamentare. Krah PD-së u renditën Partia Republikane, Partia Demokrate e re, Partia Demokristiane, Lëvizja e Legalitetit. Pas këtyre zgjedhjeve, pasi u shpall fitorja e demokratëve nisën kontaktet për krijimin e një aleance më të gjerë, gjë që do i mundësonte Berishës mbështetje shumë më të madhe politike. Kështu, ai afroi PAA-në Lufter Xhuvelit dhe PBDNJ, ish-aleatë në qeveri me PS-në.