Ministri Basha viziton Mbretërinë e Arabisë Saudite
15/02/2009 Diplomacia shqiptare
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite me ftesë të homologut të tij ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al-Saud. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, gjatë kësaj vizite, kryediplomati shqiptar do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Delegacioni i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme Basha, në përbërje të të cilit është dhe zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe biznesit shqiptar, do të zhvillojë një serë takimesh me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe të biznesit saudit, si dhe Fondit të Investimeve të Arabisë Saudite. Ministri Basha do të zhvillojë gjithashtu një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Organizatës së Konferencës Islamike, Ihsanoglu, përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim, etj.