E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE përshëndet mandatin e ri qeverisës të Berishës

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Ëilfried Martens p?rsh?ndeti dje, lajmin për krijimin e koalicionit të ri qeverisës, udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, që pason fitoren e koalicionit "Aleanca e Ndryshimit", të drejtuar nga Partia Demokratike, n? zgjedhjet parlamentare t? 28 Qershorit. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Presidenti Martens shprehu kënaqësinë q? Kryeministri Berisha ka siguruar nj? shumic? kaq t? fort? n? parlament.  Ai vlerësoi se një gjë e tillë do ta lejoj? Kryeministrin Berisha t? krijoj? nj? qeveri proeuropiane, q? do t? vazhdojë zbatimin e reformave t? suksesshme t? Shqip?ris?. "Falë Sali Berish?s, Shqip?ria ka p?suar nj? transformim madh?shtor dhe un? jam i bindur se me k?t? mandat t? ri, ai do t? vazhdoj? t? shtroj? rrug?n e vendit t? tij drejt perspektiv?s s? Bashkimit Europian", shtoi z. Martens. Në vizitën e tij të fundit në Shqipëri, Presidenti i PPE-së, Martens i dha mb?shtetje t? plot? Kryeministrit Berisha dhe Partis? Demokratike. Në vitin 1995, Partia Demokratike e Shqipërisë, pas gati një viti me statusin e anëtarit shok, u pranua anëtare me të drejta të plota e EDU (Unioni Demokratik Evropian), ombrella më e madhe e partive të qendrës së djathtë evropiane.  Me bashkimin e këtij organizmi me Partitë Popullore Europiane, aktualisht organizata më e fuqishme që përfshin në gjirin e saj partitë e qendrës së djathtë të Evropës, anëtarësia e Partisë Demokratike u shtri edhe në familjen e madhe të Partive Popullore Evropiane. Partia Popullore Evropiane është partia politike më e madhe dhe grupi politik më i madh, në Parlamentin Evropian. Gjatë zgjedhjeve të fundit evropiane, në 7 qershor 2009, PPE fitoi për të tretën herë. Presidenti i Komisionit Europian është zgjedhur nga radhët e PPE-së, ndërsa në Këshillin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, PPE numëron 13 kryeministra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›