E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nervozohet Rama, thyen të gjithë kompjuterat e bashkisë

Edi Rama ka humbur gjithçka në këtë 28 qershor. Ka humbur zgjedhjet, besimin e socialistëve, por së shpejti pritet të humbë edhe drejtimin e partisë. Pas gjithë kësaj humbjeje të madhe, të pritshme për aftësitë e tij në politikë, Rama ka nisur të shfaqë shenja të dukshme nervozizmi. Në daljet e tij për mediat gjatë ditëve të fundit, Rama linte të kuptohej se është mjaft i tensionuar dhe aspak i qetë. Madje dy ditë më parë, nervozizmi i tij ka arritur deri aty sa me të vënë këmbë në bashki, ka marrë me radhë të gjithë kompjuterat e zyrave, duke i thyer. Ndërsa njerëz pranë tij pohojnë se këtë fundjavë ai e ka kaluar i mbyllur në vilën e tij në Pezë me Dashin e Babë Myslymit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›