E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, në çdo qytet e fshat për Programin

Ilir Beqja

Partia Socialiste e quan të mbyllur fazën e parë të konsultimit.

Beqja: Do ndihmojmë të varfrit dhe do mbrojmë të mesmit.

Për rreth 60 ditë në periudhën maj-qershor, Partia Socialiste do të zbresë në bazë për të diskutuar me elektoratin programin e saj për një Rilindje Shqiptare. Këtë e bëri të ditur dje sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, në një konferencë për shtyp. Në përfundim të tryezave me grupet e interesit për të shpalosur pikat kryesore të programit, opozita do të vazhdojë nga pas një jave komunikimin në qytet e fshat për të gjitha propozimet e saj. Deri tani, komunikimi ynë me shqiptarët ka qenë më së shumti përmes medias. Pjesë e tryezave kanë qenë disa nga ekspertët më të mirë të fushave për të cilat kemi folur. Etapa e re e rrugës së programit do të jetë komunikimi ynë i drejtpërdrejtë me shqiptarët e shqiptarët, në çdo qytet e fshat. Prej fillimit të muajit maj, për dy muaj rresht, takimet e diskutimet në rrugën tonë të programit do të zhvendosen në të gjithë Shqipërinë, në qytete e fshatra. Grupet e punës kanë hartuar axhendat e dy muajve të ardhshëm, u shpreh Beqja. Sipas tij, deri tani janë bërë 18 tryeza dhe e fundit do të jetë ajo për problemet e medias. Gjatë kësaj periudhe kanë marrë pjesë rreth 1500 veta, ndërkohë që kanë diskutuar më shumë se 350 veta. Jemi ndalur veçanërisht edhe në sistemin fiskal. Qeveria e Saliut ka vendosur prej 5 vjetësh taksën e sheshtë, që ka varfëruar shtresën e mesme dhe ka rrënuar shtresën e varfër. Ne jemi angazhuar për të ofruar një taksim të ndershëm, i cili bashkë me zhdukjen e korrupsionit, monopoleve dhe referencave do i japë frymëmarrjen që i duhet ekonomisë, do të ndihmojë shtresën e varfër dhe do të mbrojë shtresën e mesme. Angazhimi ynë është i thjeshtë: do të ulim barrën fiskale për 95% të shqiptareve, u shpreh Beqja.

Sot shumica kërkon ndryshimin
Duke folur në konferencën e djeshme për shtyp, sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, theksoi se Gjatë gjithë tryezave të zhvilluara deri me tani, jemi përpjekur maksimalisht të përfaqësojmë zërin e shumicës së shqiptarëve të thjeshtë, të cilët sot kërkojnë ndryshim dhe nuk mund të pranojnë me rrënimin e vazhdueshëm të vendit. Nëse Sali Berisha mund të ofrojë rrënim, alternativa jonë është Rilindja Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›