E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti i ILDKP-së, do të hetohen pasuritë e Imamit dhe Mediut

Fatmir Mediu

Arben Imami dhe Fatmir Mediu janë dy ministrat e përzgjedhur nga shorti i hedhur sot nga ILDKP-ja për hetimin e pasurive.

Nga shorti kanë dalë emrat e 192 zyrtarëve, mes të cilëve edhe ministri  i Mbrojtjes dhe ai i Mjedisit.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive do të kontrollojë gjithashtu pasurinë e deputetëve Igli Cara, Kreshnik Çipi, Ledina Aliolli, Fatos Beja, Qemal Minxhozi dhe Arben Malaj. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›