E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nano e ka derën të hapur, por Presidenti nga PD

Kryeministri Berisha

Kryeministri komenton garën për kreun e shtetit.

Aktualisht Presidenti është në fazën e Zonës së Çanit, procesi do hapet në datën e caktuar

Kryeministri Sali Berisha shprehet i gatshëm të takojë kandidatin e vetëshpallur për President, Fatos Nanon, por thotë se maxhoranca do të ketë emrin e saj në këtë garë.
Në një prononcim për mediat, ai konfirmoi edhe një herë se nuk do të garojë vetë për kreun e shtetit.
Zoti Kryeministër, a keni një deklaratë në lidhje me akuzat që janë bërë një ditë më parë nga Partia Socialiste, për sa i takon, sipas tyre, bllokimit të Gjykatës Kushtetuese me dekretet e Presidentit?
Sa herë kjo parti rekruton për deputet të ardhshëm, ndonjë prokuror apo gjykatës na bën deklarata të tilla. Unë ju siguroj ju se, Kushtetuta, prerogativat e saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë vlerën e normave kushtetuese në ligjin shqiptar, do të zbatohen me rreptësinë më të madhe. Për sa u përket shqetësimeve, forca politike është e lirë të adaptojë, por unë mendoj se presione ndaj sistemit gjyqësor nuk duhet të bëhen.
Z. Kryeministër a keni pasur komunikim me z. Nano, i cili ka deklaruar se do të ketë takim me ju gjatë kësaj jave dhe, nëse po, a e keni përcaktuar se kur?
Ish-kryeministri Nano nuk ka kërkuar ndonjë takim me mua, të paktën në dijeninë time. Natyrisht, qëndrimet e mia për çështjen tashmë janë të njohura, por ish-kryeministri Nano e ka derën të hapur në çdo rast që ai kërkon të takohet me Kryeministrin aktual.
Po qarkullojnë në media disa emra si ai i zonjës Topalli, i zotit Beja, madje edhe emri juaj për President. Cili është komenti?
Atë që mund tju them me garanci të plotë është vetëm kjo, që Sali Berisha nuk do të jetë, sepse kam një vendim përfundimtar.  Në vitin 2009 unë kam dalë para qytetarëve shqiptare si Kryeministër me një program, të cilin do ta zbatoj deri ditën e fundit të mandatit 4-vjeçar dhe nuk mund të imagjinoj veten që të shmangem qoftë edhe për një sekondë nga fushëbetejat. Së dyti e kam theksuar edhe një herë, nuk besoj se qytetarët shqiptarë do të ishin të lumtur në qoftë se do të konstatonin se Sali Berisha është shumë i dhënë pas karrigeve dhe shfrytëzon momente për të kaluar nga njëra tek tjetra. Pasioni im është qytetari me problemet e tij dhe, për sa kohë ata do të më votojnë, do të punoj me përkushtimin tim në shërbim të tyre, me një mekanizëm tërësor reformash, që po ndryshojnë çdo ditë këtë vend dhe po e çojnë drejt horizonteve të vendeve të zhvilluara. Për sa u përket emrave të tjerë, ju garantoj prapë se në mendjen time nuk ekziston as edhe një emër, as i konfirmuar, por as edhe i përjashtuar nga emrat që qarkullojnë. Kam theksuar se do të jetë një personalitet i Partisë Demokratike dhe Partia Demokratike ka një grup personalitetesh me kontribute thelbësore në procesin e zhvillimit të vendit. Cili do të jetë prej tyre? Kjo do të jetë një çështje jo vetëm e imja, e forumeve të Partisë Demokratike, e konsultimeve më të gjëra me të gjithë faktorët me aleatet, por nuk përjashtoj nga konsultimet absolutisht edhe opozitën. Unë mendoj se procesi i zgjedhjes se Presidentit do të jetë një proces thellësisht kushtetues, natyrisht një proces i hapur dhe pa prapaskena. E kemi zhdërvjelltësuar Kushtetutën. Kushtetuta lejon zgjedhjen e Presidentit, sepse e kemi hequr atë nenin e krizës.
A do të keni ju një përfaqësues të Partisë Demokratike në tryezën e nesërme të partive të vogla për reformën zgjedhore?
Sigurisht që ne do të dërgojmë përfaqësuesit tanë në tryezën e partive që kanë organizuar ketë tryezë dhe do të dëgjojmë me vëmendjen shqetësimet e tyre. Ne kemi qenë gjithnjë një forcë politike, jo prepotente, jo arrogante. Ne kemi dëgjuar dhe dëgjojmë me vëmendje aleatët tanë dhe, në qoftë se ju lexoni në doktrinën e koalicioneve, ju nuk do të gjeni njeri më serioz, më të ndershëm dhe më të hapur në koalicione sesa unë. Për mua ajo përbën një linjë kryesore në karrierën time politike.
Ftesa ka ardhur në emrin tuja z. Kryeministër, pse nuk do të jeni ju?
Të jem i sinqertë, nuk e di nëse ftesa ka ardhur në emrin tim apo jo, mund të jetë edhe kjo. Mua më telefonuan nga selia e partisë (PD) dhe më kanë njoftuar se kanë dërguar një ftesë. Kjo ka ndodhur në mos gaboj pardje. Mirëpo, unë tri javë më parë kam fiksuar ne axhendë dhe kanë ardhur në Shqipëri presidentët e kompanive që po ndërtojnë autostradën e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe tunelin dhe do të shkojmë të inaugurojmë rrugën Tiranë-Elbasan, pasi tunelin e kemi inauguruar. Një rrugë transformuese për të gjithë Shqipërinë Juglindore, për të gjitha lidhjet mes Tiranës dhe Shkupit. Unë e kam të fiksuar në axhendë shumë kohë përpara këtë eveniment, se ndryshe do të kisha shkuar patjetër.
Për sa i përket kërkesës për korrektim kombëtar të sistemit, a e mbështesni?
Tani unë kam një grup ekspertësh dhe unë bëj çfarë më thonë ata dhe jo ata çfarë ju them unë. Ata janë specialistë të shkëlqyer të doktrinës elektorale, ata janë bashkëpunëtorë të mi, janë deputetë që kanë tagrin të më sugjerojnë qëndrimet që do të mbahen.
Z. Kryeministër, a keni komunikuar me z. Meta për të kërkuar mbështetjen e një emri që do të propozohet nga ana juaj, pasi pas takimit me z.Nano ai nuk përjashtoi mundësinë edhe të mbështetjes së kandidaturës së z.Nano?
Nuk kam kontaktuar as me z.Meta, as me z.Patozi, as me znj. Topalli, as me z.Mediu dhe me asnjë njeri lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Pavarësisht se faktikisht ai ka dorëzuar veten, le ta lëmë zotin Topi këto ditë që i kanë mbetur në detyrë dhe të mos ndërhyjmë. Së dyti, procesi kur hapet është një proces transparent, sepse ju e dini që unë nuk jam njeri i prapaskenave dhe pas perdeve; Ai proces do të hapet në datën e caktuar dhe do të nisin konsultimet si me forumet e Partisë Demokratike, të cilat janë vendimmarrëse në këtë drejtim, ashtu edhe me aleatët  e me faktorët e tjerë. Aktualisht faza e Presidentit është në fazën e Zonës së Çanit, në mund ta quajmë kështu. Ai merret çdo javë, por jo vetëm ai, edhe gazetat dhe kjo është normale mendoj unë.
Z.Ruçi në Parlament tha se opozita nuk do të lejojë zgjedhjen e Presidentit dhe nuk do të japë votat nëse nuk garantohet siguria e votimit të fshehtë?
Kurioz shumë. I patë ju ata, vota me buton me dorë që futet për të gjetur butoni. Për Vishën ishte e vjedhur, e njëjta votë për Koço Barkën ishte top-secret, e njëjta votë ishte e paqortueshme. D.m.th kur votohet për socialistët me buton ajo është e rregullt, po nuk u dolën votat me buton ajo bëhet e parregullt. Këto janë qëndrime jo serioze. Unë e ftoj Partinë Socialiste të çlirohet nga alergjia që ka nga vota e lirë, megjithatë për Presidentin kanë paraqitur një kërkesë në Komisionin e Rregullores, në të cilën kërkojnë të votohet me zarf dhe kanë deklaruar se ky është një model i marrë nga Parlamenti Europian. Në rast se kjo është e vërtetë, ne do e pranojmë pa asnjë koment, sepse ka një zotim solemn në marrëveshje që do të bëhen të gjitha ndryshimet që nuk janë në përputhje me rregulloren e Parlamentit Europian; Sapo të sjellin dokumentet dhe procedurën që ekziston në Parlamentin Europian, ne nuk kemi asnjë kundërshtim. Vota më sekrete në mënyrë absolute është vota e butonit, ata atë e kanë me mëdyshje. Kanë një lloj dystimi shumë interesant.
Një koment për vizitën tuaj në SHBA dhe një qëndrim ndoshta për reagimin bullgar për vizitën e Presidentit Topi në Maqedoni?
Të gjitha njoftimet unë do ti bëj në kohën e duhur. Siguri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›